Sedati lë mënjanë gjithë ndodhinë në shtëpinë e tij dhe dhembjen për Feridenë, për të shkuar pas dëfrimeve të tij. Për të zgjedhur një asistente për punën e tij, ai e lë takimin në një klub nate dhe vajzat i zgjedh nga më të bukura. Ai i fton atje, për të zgjedhur mes tyre se cila meriton të marrë pozicionin e asistentes. Selena është e vetmja që mëson se ku ndodhet ai, shòkohet dhe zhgënjehet nga e para nga ai, por nuk bën dot gjë, sepse Sedati nuk pranon të kthehet në zymtësinë e shtëpisë.
Ndërkohë, Bilura bindet nga Hajriu që të bëjë të pamundurën për t’a “màshtruar” Nalanin, që ajo të dalë nga shtëpia dhe Hajriu të takohet e të mund të flasë me të. Me pretekstin e një ecjeje në natyrë, Bilura dhe Nalani dalin nga shtëpia. I vetmi person që e shikon dhe e dyshon daljen e tyre, është Selena, e cila dhe u vihet nga pas por nuk u shkon dot nga pas sepse Emiri e ndalon për të biseduar, me qëllimin që t’a bindë për një shans për dashurinë e tyre. Paralelisht, Nalanit i del para Hajriu dhe ajo zhgënjehet nga Bilura.
Teksa përpiqet t’a rikthejë marrëdhënien ku e kishin, Hajriut aksìdentalisht i rrëshqet nga goja nofka “pengesë” për Feridenë, duke dashur të thotë se tanimë nuk kanë pengesë mes tyre. Nalani lèndohet ende më shumë dhe sado që ai kërkon falje, Nalani i bën të qartë se nuk do ketë më asgjë mes tyre. Me aq, ajo largohet. Sapo kthehet për në shtëpi, ajo shikon Selenën me Emirin fare të afruar me njëri tjetrin, pasi Emiri po tentonte t’a joshte. Selena tùrpërohet dhe nxiton pas Nalanit, që t’i shpjegojë si ishte situata.
Sapo merr të sqarohet që mes saj dhe Emirit nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar, Nalani e fton të qetësohet, duke thënë se nuk ka parë asgjë dhe as që i intereson. Në ato momente, Nalani ndjen vetëm dhìmbjen e humbjes së nënës së saj dhe këtë e ndjen t’a flasë vetëm me Muzon, që gjithmonë e pret krahëhapur në dhomën e tij. Ato bisedojnë gjerë e gjatë për plàgët e pashëruara të fëmijërive të tyre dhe në fund, Nalani shton se, do e provojë edhe njëherë për të qenë e lumtur me Sedatin, siç Ferideja do donte.