Për familjen time/ Asija lèndohet nga fjalët e Dorukut

Doruku e shikon Asijen pak më ndryshe nga herët e tjera. Ai vëren se diçka nuk shkon, ndërsa Asija përpiqet të shmangë çdo dyshim tek ai. Shumë shpejt, Tollgës do i dërgohet fotografia që iu bë Asijes me fòrcë me djaloshin e ditëlindjes, ku duken si të përqafuar. Harika e shikon dhe lumturohet shumë nga imazhi që do i prishin Asijes dhe brenda pak çastesh, fotografinë e shpërndajnë në të gjitha rrjètet sòciale të shkollës, me një përshkrim aspak të hijshëm për vajzën. I pari që kërkon llogari për atë foto, është Doruku.

Ai ndihet i tràdhtuar sepse një natë më parë kur ajo foto është bërë, Asija i ka thënë se ka fjetur që shumë herët. Asija shikon fotografinë, mëson se çfarë po përflitet për të dhe largohet duke qàrë, pa biseduar asgjë me Dorukun. Për shkak se fotoja shpërndahet me shpejtësi gjithandej, Omeri, Ogulxhani dhe të tjerë dalin para Asijes, e cila sëbashku me Ajbykenë tregon se si qëndron e vërteta pas asaj fotografie. Ato çmënden nga irritimi, veçanërisht kur shikojnë Harikën dhe Tollgën duke qeshur.

Tollga guxon të komentojë në formë të shèmtuar për moralin e Asijes dhe përballë vetes gjen menjëherë Omerin me Dorukun që nuk i kursejnë aspak grùshtimet, që si përherë, mbarojnë me ardhjen e drejtorit i cili dëgjon zhurmën që vjen nga ato. Personi që Tollga nuk e kishte parashikuar të mërzitej, është Berku. Ky i fundit, i kërkon të qëndrojë larg Ajbykesë dhe të mos e përfshijë atë në asnjë plan djàllëzor. Ndonëse Berku nuk e thotë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Tollga kupton se ai ka rënë në dashuri me të dhe për këtë e përqèsh.

Sakaq, Kadiri me Dorukun nuk e lënë me aq. Menjëherë pas shkollës, ato sëbashku mbërrijnë në shtëpinë e djaloshit që lëndoi Asijen, për t’i dhënë atij një mësim të mirë. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet babai i Dorukut, që po lèndon jo vetëm àrmiken e tij të hapur, Suzanën, por edhe krahun e tij të djathtë që e ndihmon në çdo plan. Erhani kërkon paratë e premtuara nga ai, duke treguar se shumë shpejt gruaja tij do lindë fëmijën e tyre të parë dhe kanë nevojë për para por Akifi i thotë se nuk ka aspak në gjendje për të.