Vajza në dritare/ Nalani panìkoset nga pyetja që i bën Binuri

Familja e Sedatit është pánikosur nga bùrgosja e tij, por jo vetëm. Ato duan edhe të fshèhin nga Rafeti, Ferideja dhe Nalani, të vërtetën përse Sedati e dhùnoi aq rèndë Alpi, saqë e bëri për spítal. Por përtej të gjithëve, është shqètësimi i madh edhe i Muzos, i cili u bràktis nga Pera, vajza me të cilën atë ditë do martohej. Askush nuk e di se Perën e ka dètyruar nëna e saj për t’ia shkaktuar atë léndim Muzos, me qëllim që të hákmerret ndaj Rafetit që dikur e la për Gylxhihanën. Veçmas këtyre dy ngjarjeve të rénda, Rafeti ka tjetër gjë në mendje.

Ai kujton vazhdimisht fjalët e ish të fejuarës së tij, nënës së Perës, e cila i tregoi për herë të parë se dikur Gylxhihana dhe Xhaviti kanë qenë në një lidhje dashurore me njëri tjetrin. Megjithatë, ai nuk i tregon asgjë Gylxhihanës për çfarë ka mësuar, por qëndron vetëm në heshtje. Sakaq, krushka e tij Ferideja, përpiqet të mësojë arsyen e dhùnës që e çoi Sedatin në bùrg dhe këtë tenton t’a bëjë ndërmjet Selenës dhe bashkëshortit të saj, të cilëve u futet në dhomë pa trokitur, por as prej tyre nuk mëson dot asgjë.

Tentativa e fundit është të përgjòjë bisedën që po bën Nalani me Binurën brenda dhomës së Nalanit. Binura kërkon të dijë përse Nalani është aq e strèsuar dhe vazhdimisht shikon në dritare, por Nalani jep përgjigje përciptazi. Kulmi i pánikut për Nalanin, ndodh në momentin që Binura thotë me bindje se Nalani po fshèh diçka, e menjëherë më pas e pyet se përse ajo dhe Hajriu kanë qenë të zhdùkur nga dasma për një kohë të konsiderueshme. Nalani pánikoset, i jep një përgjigje të kotë dhe e shoqëron për tek dera, që Binura të largohet.

Pasi Binura largohet, Nalani bën një kërkesë tepër të çuditshme tek Ferideja. Ajo i kërkon leje që t’a lajë dadoja e saj, si në kohët e vjetra, siç kanë bërë derisa Nalani është martuar. Ferideja pranon por e shikon shumë me çudi atë. Në përfundim të dushit, Nalani ndihet më e lehtësuar nga pániku që e kishte kápluar dhe zbret në sallon për të darkuar me gjithë të tjerët. Gjatë atij darkimi, Selena vazhdimisht e krítikon që Nalani nuk ka qenë pranë Sedatit kur ai e ka humbur veten dhe si të mos mjaftonte Selena, asaj darke i bashkohet e paftuar, edhe Xhana.