Xhaviti e ndjen veten përgjegjës për aksìdentimin që i kushtoi jetën Xhanës, duke menduar se ajo është përhùmbur në timon duke menduar për faktin që ai e ka detyruar të largohej nga Tùrqìa. Gylxhihana përpiqet t’ia heqë atë barrë faji nga supet dhe të njëjtën gjë bën edhe Rafeti. Ndërkohë, ndjenjë faji shumë të madhe ka edhe Sedati. Ndonëse i dhemb shumë shpirtërisht që humbi një tjetër fëmijë para se t’a merrte në duar, Sedati mendon edhe për çfarë po i shkakton Nalanit në rikthimin e saj në shtëpi.
Ai merr përgëzimet e Feridesë kur i kërkon falje Nalanit që e ka futur në një situatë të tillë, ku ajo duhet të mbajë zinë e fëmijës që Sedati priste nga dàshnorja. Gylxhihana mrekullohet nga durimi i Nalanit dhe vazhdimisht thur lëvdata për të, por vajza e saj Selena nuk është e të njëjtit mendim për të, në lidhje me Nalanin. Selena thotë se Nalani nuk është aq e pafajshme sa e bëjnë ato, por nuk e vazhdon më gjatë atë bisedë. Pasi të gjithë largohen për në dhomat e tyre, edhe Bilura largohet për në shtëpinë e saj.
Ajo ndalohet nga Hajriu që vijon të qëndrojë në një cep të lagjes së Sedatit dhe pas largimit të Bilurës, Selena e shikon tek endet para shtëpisë së tyre. Në katin lart, Sedati gjen prehje tek Nalani, tek e cila qëndron i mbështetur si një fëmijë, si dhe kërkon që të kenë sa më shpejt një fëmijë sëbashku. Nalani me mendjen tek Hajriu dhe e gjithë situata e ngatërruar, as nuk e aprovon dhe as nuk e kundërshton kërkesën e Sedatit. Ajo i kërkon që të flejnë pasi ka vajtur vonë, por Sedati fle i pari.
Ndërsa Nalanin, nuk e zë gjumi dhe pas shumë orësh që kthehet në anë të ndryshme në shtrat, ajo ngrihet dhe del në dritare, nga ku është mësuar të shohë Hajriun. Ajo nuk e sheh më, por Hajriu e sheh dhe menjëherë i dërgon mesazh, në të cilin i shkruan “edhe mua më mungon shumë”. Pas atij mesazhi, Nalani kontrollon më gjatë me sy dhe e gjen ku po qëndron i fshehur Hajriu por sërish nuk i përgjigjet, sepse është paralajmëruar mjaftueshëm nga Ferideja. Për më tepër, që atë natë, Nalani rivendos unazën e martesës me Sedatin.