Xhana mbërrin në kohë në shtëpinë e saj dhe duke u kuptuar me sy me Alpin, arrin t’a ndalojë rrëfimin e tij para Feridesë. Kështu, Ferideja vijon të mendojë se Xhana i ka dhënë fùnd shtatzènisë së saj. Teksa shoqëron Feridenë tek dera dhe merr thùmbime të njëpasnjëshme për jetën e saj, Xhana vendos të mos heshtë por i thotë hapurazi se së paku, ajo merret me persona të rangut të saj dhe jo me punonjësit e derës. Pa ia thënë troç se po flet për Nalanin, Xhana mbyll bisedën dhe Ferideja largohet, por me dýshime.
Gjatë asaj kohe, Nalani ndodhet përballë Rafetit, duke i shpjeguar gjendjen e Muzos dhe se çfarë kaloi ai atë ditë. Rafeti i shkon në dhomë, u kërkon të gjithëve që t’i lënë të vetëm dhe në një bisedë emocionale, ai i betohet se si baba e si shok, do i gjendet gjithmonë pranë. Kështu, Muzo bën menjëherë një kërkesë, për të cilën ngulmon që Rafeti t’ia pranojë. Muzo dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i drejtuesit të parë të kompanisë. I dètyruar, Rafeti pranon. Sapo del që aty, Rafeti telefonon Xhanën.
Me mendje tek djali tjetër, Sedati, Rafeti i kërkon Xhanës që të takohen e të diskutojnë një mënyrë se si mund t’a nxjerrin Sedatin që aty, pasi ai nuk është fare mirë. Sedati ndërkohë, kthehet në qèlinë e tij pas takimit që mendon se nuk i vlejti me babanë e tij dhe të bùrgosurit e tjerë, sërish e lënë pa ushqim e tàllen me të, ndërsa Sedati vetëm qàn në shtrat. Gruaja e tij, Nalani, e tmèrruar nga letra që ka marrë, nuk rri do duarkryq. Ajo i dërgon mesazh Hajriut, duke i kërkuar që të takohen me patjetër.
Ai pranon pa hezituar dhe në takimin e fshèhtë që bëjnë në një park pranë shtëpisë, Nalani i tregon atij për letrën, shpreh hapurazi tmèrrimin që po përjeton dhe ende më shumë irrìtohet kur shikon rehatinë me të cilën Hajriu pranon situatën, duke thënë se s’do vdèsin edhe nëse dikush i ka parë. Madje, ai i afrohet dhe tenton t’a puthë sërish në buzë por kësaj rradhe Nalani nuk e lejon. Ajo thotë se gjithçka që ka ndodhur mes tyre është një màrrëzi e madhe dhe se është penduar, ndaj dhe largohet që aty.