Vajza në dritare/ Rafeti dètyrohet të pranojë kërkesën e Muzos

Pera qëndron përballë nënës së saj por me mendje vetëm tek Muzo. Nëna e saj e ka bindur se duhet t’i lërë ndjenjat mënjanë e të hàkmerret për të, por Pera kërkon që së paku t’i kërkojë falje Muzos, sepse ai nuk meriton të dënòhet për fàjet e babait. Sado që Pera përgjèrohet, nëna e saj nuk pranon. Ndërkohë Muzo, ndodhet si mos më kèq, në dhomën e tij. Rafeti që vjen nga një vizitë pranë djalit të tij të dèrrmuar, Sedatit, tani pìkëllohet edhe me gjendjen e Muzos që i ka rënë të fìkët nga mos ushqyerja.

Pasi Muzo e merr veten, Rafeti i shkon pranë për të biseduar, jo vetëm si baba por edhe si shoku tij. Duke shfrytëzuar cilësinë e dytë, Muzo i kërkon mirëkuptim në dorëheqjen e tij nga posti në kompani, duke sqaruar se nuk ka më durim të merret me të tilla gjëra. I dètyruar, Rafeti nuk ka çfarë bën tjetër veçse pranon. Në anën tjetër, Nalani i kërkon Hajriut që të takohen sepse kanë diçka me shumë rëndësi për të biseduar. Hajriu pranon pa hezitim dhe sëbashku takohen në parkun më të afërt të shtëpisë ku jetojnë.

E panìkosur, Nalani i tregon letrën që ka marrë atë mëngjes dhe shton mendimin e saj, se pas asaj letre qëndron Selena. Hajriu nuk dýshon as tek Selena dhe as tek ndonjë njeri tjetër por thotë i qetë se nuk kanë përse shqètësohen pasi sidoqoftë, nuk do i vràsè njeri për çfarë kanë bërë. Qetësia e Hajriut e irrìton më tepër Nalanin dhe aq më tepër irrìtohet kur ai afrohet për t’i marrë një tjetër puthje në buzë, gjë që Nalani jo vetëm që nuk e lejon por edhe i thotë se është penduar shumë për màrrëzinë që kanë bërë.

Ajo largohet me ato fjalë, ndërkohë që nëna e saj Ferideja ndodhet ende tek Xhana. Për shkak të Xhanës, Alpi nuk i tregon Feridesë gjë për shtatzèninë por sërish, Ferideja nuk rri dot pa e thùmbur Xhanën për jetën që bën. Për t’ia kthyer, Xhana i thotë se së paku, ajo nuk merret me ròjet e shtëpisë. Fjala e saj i djèg shumë Feridesë, por me aq largohet. Me t’u larguar Ferideja, Xhana merr një telefonatë nga Rafeti. I trìshtuar për gjendjen e të birit, ai i kërkon Xhanës që të takohen e të bisedojnë për ndonjë formë se si mund t’a shpëtojnë Sedatin nga bùrgu.