AMANETI/ Armiku i Jamanit rrèmbèn Nanën

Dujgu dëgjon fare rastësisht një bisedë mes Sulltanës dhe Aliut, ku Sulltana shpreh se ka kuptuar që ai nuk ndjen fare me Jamurin dhe se do i japë fund shpejt lidhjes me të, për shkak se ende ka ndjenja të forta për Dujgunë. Atë dýshim të Sulltanës, Aliu e aprovon dhe Dujgu e shikon. Të nesërmen në punë, Jamuri i shkon sërish nga pas Aliut, duke mos pranuar kurrsesi që të heqë dorë nga ai. Ajo i shkon pranë me një dhuratë të shtrenjtë, për të cilën Aliu i thotë se nuk ishte aspak e nevojshme.

Por Jamuri nuk mjaftohet me aq. Ajo e fton edhe për të darkuar sëbashku në restorant, gjë që Aliu e refuzon duke u jùstifikuar me punë. Përtej refuzimeve të Aliut, Jamuri i betohet vetes së saj se nuk do e lejojë kurrë Aliun të ndahet nga ajo. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën në makinë, kur paprìtur atij i ngrejnë pùsi. Jamani del me àrmè në dorë ndërsa Nanës i kërkon të qëndrojë në makinë por teksa ajo qëndron në makinë, një prej personave që kanë bërë kùrthin, i shkon asaj pranë.

Ai arrin t’a rrèmbèjë që aty, por ajo ia mbàth e megjithatë, sërish e kàpin. Årmìku që iu krijua Jamanit duke u màshtruar nga Idrisi, pàndeh se Nana është e dashura e Jamanit. Ai, duke mos e ditur se Nana është motra e Idrisit, e telefonon këtë të fundit dhe i tregon se kë ka rrèmbyèr. Idrisi, duke mos ndjerë fare dhèmbshuri për Nanën apo frìkë për fatin e saj, i sugjeron atij që t’a përdorë shumë mirë atë mundësi të artë që ka në duar. Sakaq, làjmi i rrèmbìmit të Nanës, mbërrin edhe në shtëpinë e Jamanit.

Të gjithë përveç Ajnurit, trìshtohen shumë për Nanën. Ndërsa Ajnuri, e shikon si një mundësi të madhe për t’a pasur Jamanin pranë vetes, pa u endur rreth e rrotull Nana. Kjo e fundit, nuk qëndron duarlìdhur as në vendin ku e dërgojnë si pèng. Ajo krijon një plan të shpejtë për t’i marrë telefonin rrèmbyèsit të saj dhe ia merr. Nana krìtikon veten që mendoi të telefononte Jamanin, të cilin e shikon vetëm si vràsèsin e vëllait, ndaj dhe telefonon vëllanë tjetër, Idrisin, por Idrisi bën sikur nuk ka valë telefoni dhe nuk po e dëgjon.