Rafeti qëndron përballë fëmijëve të tij që i kërkojë të heqë dorë nga shitja hoteleve, teksa nga mesi i tyre, Sedati merr përsipër çdo faj për të cilin Rafeti po i dènon të gjithë fëmijët. Megjithatë, Rafeti nuk tërhiqet. Në zyrë do futet paprìtur dhe pa trokitur Gylxhihana. Para Rafetit, ajo grìs letrat e divòrcit dhe thotë se do i qëndrojë asaj martese mbi krye, edhe nëse gjýqet e divòrcit do zgjasin me vite. Rafeti mbetet pa fjalë ndërsa fëmijët gëzohen pafund. E vetmja gjë që kërkon Gylxhihana prej tyre, është që të mos gàbojnë më, sepse nuk i mbron dot më.
Që aty, Selena shkon të pajtohet me Leventin që është bërë shumë xhèloz për Emirin, ndërsa Rafeti shkon në një takim ku i del Emiri, në formë të paprìtur. Para Rafetit, Emiri do pranojë fàjet e tij dhe i jep të drejtë Rafetit që nuk e lejoi Selenën të martohej me të, por tanimë i pranon të gjitha gàbimet e tij si dhe zotohet se ka ndryshuar, ndaj i kërko Rafetit që t’ia shesë atij hotelet që ka nxjerrë në shitje, me kushtin që hoteleve të mos u ndërrohet emri “Korollu”. I zènë ngushtë, Rafeti e fton për darkim në shtëpinë e tij, ku dhe do i japë përgjigje.
Ndërkohë, Sedati merr një telefonatë nga Xhana që i kërkon të shohin sëbashku për shtëpi pasi lindja po i afrohet, por Sedati i panìkosur, sàjon një jùstifikim për t’a anashkaluar takimin atë ditë. Ai shkon në shtëpi, para Feridesë që e ftoi për të biseduar. Ajo e pyet nëse ka ende lidhje me Xhanën dhe sapo Sedati e mohon, ajo e qèllon me shùplakë, duke treguar se e di si qëndron e vërteta. Rrjedhimisht, Sedati dètyrohet të pranojë se për të pènguar rrëfimin e Xhanës para Nalanit, ai i ka thënë Xhanës se do divòrcohet nga Nalani dhe do martohen bashkë.
Ferideja zgjedh t’a besojë edhe kësaj rradhe, duke i thënë se është hera e fundit që e ndihmon të pajtohet me Nalanin, përndryshe do marrë Nalanin dhe do largohet. Në bazë të planit që bëjnë bashkë, Sedati e fton Nalanin për një darkim por Nalani refuzon sepse ka takim të fshèhtë me Hajriun. Për shkak të insistimit të Feridesë, Nalani përfundon duke e pranuar atë ftesë, ndërkohë që Hajriu i entuziasmuar ka marrë me qera një anije dhe i dërgon mesazhe Nalanit, se si nuk i pritet të takohen.