Sedati përjeton një moment të véshtirë në qèli, si shumë momente të tjera. Atij i premtohet një telefon, në gjysëm të natës, dhe ai ngrihet pikërisht për atë telefon, por në vend të telefonit, gjen vetëm një kokërr qepë. Si të mos mjaftonte tallja me atë gjë, Sedati kthen kokën mbrapa dhe shikon të gjithë të bùrgosurit e qèlisë së tij, duke u tállur me të. Teksa ai e kalon me lòt momentin e tij të véshtirë, vëllai i tij Muzo, e kalon me muzikë periudhën e tij të véshtirë. Si në çdo rast tjetër, Muzo kërkon këngëtaren e tij të preferuar që t’i këndojë në shtëpi.
Ai nuk e di se personi që ia ka shkaktuar atë mérzitje, Pera, ka qenë e dètyruar nga nëna e saj. Pera ndjen shumë dhímbje për gjendjen që ka krijuar tek Muzo ndaj dhe kalon para shtëpisë së tij, pa gjetur guximin që të futet brenda. Brenda në atë shtëpi, nëna e Muzos po ndan me Dujgunë hàllin e madh që i ka rënë mbi kokë. Ajo i tregon vendimin e Rafetit për t’u divòrcuar, gjë që Dujgunë e shòkon, aq sa e mérzit. Ajo pyet nëse ka ndonjë mundësi ribashkimi mes tyre por Gylxhihana mohon çdo lloj mundësie të tillë.
Sakaq, mëngjesin e të nesërmes, Nalani ndjen nevojën që të flasë sërish me Hajriun. Pa e kuptuar as ato të dy vetë, ato përfundojnë në dèpon e shtëpisë duke biseduar në fshèhtësi. Ato mbyllin derën me çelës dhe me një frymë, Nalani e shikon në sy, duke i thënë se nuk është penduar aspak që e ka puthur në buzë. Hajriu mbetet i ngrirë para saj, por nuk përgjigjet dot sepse shumë shpejt, dëgjohet dera, që dikush po tenton t’a hapë. Ai person është vetë Sedati, i cili atë mëngjes është lënë i lírë nga búrgu.
Nalani hap derën sapo Hajriu fshíhet dhe mëse e çuditur, takohet me Sedatin. Nëna e Nalanit, Ferideja, dyshòn se diçka po ndodhet brenda në dèpo dhe futet të kontrollojë me nxitim, por nuk gjen asgjë. Ndërkohë Sedati, pasi përshëndetet me të gjithë familjarët, Rafeti e merr veçmas në zyrën e tij, për t’i thënë se lírimi i tij është mundësuar nga Alpi dhe pas kësaj mirësie që Alpi ka bërë, ai, Sedati vetë duhet të hedhë hapin e parë drejt tij, për t’i dhënë fund njëherë e mirë çdo lloj kónflikti mes tyre.