Nalan, me shumë vështirësi dhe ndrojtje rrëfen para Bilurës se ajo ka shkuar me Hajriun, për herë të parë, një natë më parë. Bilura lumturohet duke menduar se Nalani ka gjetur dashurinë e vërtetë tek Hajriu dhe i kërkon t’a lërë veten të lirë sepse ka vùajtur mjaftueshëm në jetë. Të dyja sëbashku, futen në zyrën e Sedatit, ku ky i fundit po e pret Nalanin. Sekretarja e Sedatit, ndjen xhèlozi të madhe dhe si rrjedhojë, krijon menjëherë antìpati ndaj Nalanit, për të cilën mendon se ajo nuk e meriton Sedatin.
Në një moment që Sedati dhe Nalani mbeten të vetëm, Nalanin e telefonojnë nga banka por ajo përton t’u përgjigjet, ndaj e fut sërish në xhep telefonin. Sedati menjëherë mendon se ishte Hajriu dhe ulèret teksa kërkon t’a shohë telefonin e saj. Dèbati që lind mes tyre, sjell edhe largimin e Nalanit që aty. Ajo madje i thotë se nuk do shkojë në mbrëmje në shtëpi pasi do t’i qëndrojë pranë Bilurës, e cila mund të bëhet sërish kèq me shëndet. Gènjeshtrën e Nalanit, do e zbulojë menjëherë Ipeku.
Ajo e dëgjon teksa flet me Bilurën dhe i thotë se do shkojnë në mbrëmje të darkojnë në qebabtoren e lagjes dhe këtë informacion, Ipeku ia përcjell Sedatit pa e menduar dy herë, sepse do që ato të divòrcohen dhe Sedatin t’a ketë për vete. Pa humbur fare kohë, Sedati i drejtohet vendit që Ipeku i tregoi, ndërsa vajzat bëhen gadi dhe shkojnë atje, pa e lajmëruar Sedatin që kërkoi të lajmërohej për çdo gjë. Pasi mbërrijnë në vendin ku do darkojnë, Hajriu e telefonon Bilurën për t’a pyetur për Nalanin.
Ai, në telefon, shprehet shumë i dèshpëruar dhe kërkon me përgjèrim t’a takojë Nalanin të paktën për pak sekonda, ndaj Bilura i tregon atij se ku ndodhen dhe Hajriu nxiton për tek ato. Sakaq, në anën tjetër, Gylxhihana takohet me Emirin, i cili e tròndit duke i thënë se ai dhe Selena po jetojnë një lidhje të fshehtë dashurore, që kur ai është rikthyer në Stamboll. Gylxhihana e trònditur, kthehet në shtëpi, ku përkèqësohet me shëndet dhe Dondyja thërret Xhavitin për ndihmë. Xhaviti, mëson se për çfarë është mërzìtur aq shumë Gylxhihana dhe e kritikon që ka besuar Emirin e jo vajzën e saj.