Vajza në dritare/ Selena bindet se Nalani ka lidhje me Hajriun

Selena bën veprimin e paprìtur, duke e ftuar ajo Emirin në vendin ku dilnin dikur për të ngrënë. Ai i përgjigjet ftesës menjëherë dhe gjatë atij darkimi, Selena bisedon për divòrcin e prindërve të saj. Përgjigjet e Emirit ndaj saj përfshijnë edhe marrëdhënien e tyre por ai e sìkletos aq shumë Selenën, saqë ajo i kërkon të mos e bëjë të pendohet që e ftoi. Por Emiri e bën dhe ajo largohet. Gjatë asaj kohe, vëllai i saj Sedati ndodhet në shtëpinë e Xhanës, duke qëndruar me të, kur paprìtur zgjohet nga gjumi Deniza, vajza e Xhanës.

Sedati fshìhet por tanimë ajo e ka parë edhe Sedatin edhe e ka dëgjuar bisedën e tyre mbi emrin që do i vënë fëmijës që do lindë. Deniza e pyet Xhanën se kush është ai fëmijë dhe përse u fshèh Sedati por Xhana përgjigjet vazhdimisht se as nuk po fliste njeri për bebe dhe as që ndodhej aty Sedati por gjithçka ishte thjesht një ëndërr e saj, e Denizës. Paralèlisht, vëllai i Sedatit, Muzo, ndodhet në një tjetër takim me personin me të cilin flet pa dorashka, me Lejlën. Ai i tregon se është bindur që Nalani është e dashuruar pas dikujt tjetër, jo Sedatit.

Ai e di edhe që ai person është Hajriu por një informacion kaq të detajuar nuk ia beson askujt, as Lejlës. Ai vetëm thotë se uron që gjithçka të rregullohet para se dikush tjetër t’a mësojë lidhjen e tyre, sepse i janë futur një rruge shumë të rrezìkshme. Në kohën që ai po flet për to, Nalani shikon një màkth në gjumë, ku shikon veten duke u puthur me Hajriun por njëkohësisht duke e parë e gjithë familja e Sedatit. Ky i fundit mbërrin në dhomë pikërisht në momentin që ajo po përjeton màkthin dhe për t’a qetësuar, e zgjon nga gjumi.

Përtej màkthit, mëngjesin e ditës tjetër ajo del nga shtëpia për t’u takuar me Hajriun në shtëpinë e tij. Selena vendos t’a ndjèkë, duke thënë se është e bindur që po takohet me Hajriun dhe për këtë, Muzo nuk e ndalon dot. Paralèlisht, nëna e saj Gylxhihana, po ndjèk Rafetin për të parë nëse sjellja e tij ka lidhje me dikë tjetër dhe ndonëse nuk ka lidhje me person tjetër, ajo e shikon duke u takuar me nënën e Perës dhe gjithë situatën e lidh me të, duke e kèqkuptuar tòtalisht, në një kohë që ato janë takuar sepse Pera ia ka mbàthur.