PREMTIMI/ Narini mëson se kush është Erhani në të vërtetë

Emiri e kalon gjithë natën pranë Rejhanit, fshèhurazi, pa e vënë re askush. Në mëngjes herët, ai dëgjon hapat që po i afrohen dhomës dhe menjëherë fshìhet. Në dhomë futet infèrmierja që do kujdeset për Rejhanin, por për fat, ajo nuk vëren asgjë të çuditshme në dhomë. Sakaq, po atë mëngjes, Narini zgjohet nga një mesazh i Erhanit, që e pyet përse hoqì dorë nga rrëfimi që do bënte para Kemalit dhe Ojës. Para se Narini të ketë mundësi t’i përgjigjet, në dhomë futet Kemali.

Ai i tregon se e ka ftuar Erhanin për të ngrënë mëngjes sëbashku, pasi ditën e kaluar nuk qëndruan siç duhet, sepse u larguan për në spìtal tek Rejhani. Narini nuk e kùndërshton dot, por në mendje i rikthehet detaji që ka mësuar së fundmi, që ia ka bërë Erhanin mëse të urrýeshëm. Shoqja e saj që Erhani e dètyroi të vepronte njëherë kùndër Narinit, jo vetëm që është rrëfyer para Narinit për pàbesinë që ka bërë por edhe i ka treguar me fakte dhe prova se sa njeri i rrezìkshëm është Erhani.

Màfìa që prej vitesh ka qenë në ndjèkje të Narinit aq sa nuk e ka lejuar as të futet në Azèrbajxhan, në të vërtetë ka pasur të drejtë. Operacioni në të cilin ka vdèkur djali i Xhaferit, ka qenë i drejtuar gàbim me qëllim, sepse Erhani është paguar nga dikush tjetër që t’a vrìstè atë. Shoqja e Narinit ka edhe një video që e vërteton diçka të tillë dhe kësaj rradhe, Narini vendos t’a përdorë atë video. Pasi Erhani u shkon në shtëpi për mëngjes, Narini gjen momentin për të biseduar vetëm për vetëm me të.

Ajo i tregon se Oja dhe Kemali janë aq të shenjtë për të, saqë ajo është e gatshme t’i humbasë të dy, mjafton që të mos jenë të rrezìkuar e të màshtruar nga ai. Për t’u larguar njëherë e mirë nga jetët e tyre, Narini e kèrcènon me videon që shoqja saj i dha dhe Erhanit i jep vetëm dy orë kohë për t’u zhdùkur. Ndërkohë, Emiri shkon në shtëpi për të dhënë dy làjme, të cilave u gëzohen të gjithë, përveç Xhavidanës. Ai tregon edhe që Rejhani është më mirë me shëndet, edhe që do gjýkohet në gjendje të lìrë dhe do rikthehet në shtëpi.

OSMANI/ Osmani dhe Bala përballen me një sùlm të paprìtur

Marta hìqet si rrobaqepëse, që të mund të takohet me aleatët e saj, të cilët paraqìten si klientë të thjeshtë. Me to, Marta nuk flet në gjuhën tùrke, pasi pranë vetes ka gjithmonë dikë tjetër. Kësaj rradhe, ajo ka Ulgenin, e cila nxiton për tek Malhumi, Balla e Aisheja, për t’i treguar se çfarë po bën Marta. E vetmja fjalë që Ulgeni ka arritur të kuptojë nga biseda tyre në gjuhë tjetër, është fjala “Kòstandinopojë”. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Konuri, me udhëzimet e njëpasnjëshme që ka marrë nga Osmani.

Bazuar në ato udhëzime, Konuri shkon përballë Ofeljas dhe i tregon se babai saj nuk ka vdèkur por jeton, është shëndoshë e mirë. Ajo çuditet shumë kur Konuri i tregon se plàgët e tij janë shëruar nga duart e mjèkut të Osmanit, ndaj tani, Ofelja nis të mendojë nëse duhet t’i besojë atij apo jo. Në momentet që flasin, Osmani ndodhet në një lùftè të paprìtur që i pret rrugën në mes të pyllit. Ai është i shoqëruar edhe nga Balla dhe personat me të cilët po lùftòjnë, kanë në mesin e tyre Martën.

Që të mos dallohet nga askush, Marta ka vendosur një màskë në fytyrë. Balla, në përlèshje me të, përpiqet që t’ia heqë màskën që ia ka mbuluar çdo cep të fytyrës, por nuk ia del dot. Ndërkohë, dy të dashuruar me njëri tjetrin po qëndrojnë larg njëri tjetrit dhe mundësisë për të pasur një të ardhme sëbashku. Alçiçeku dhe Aktemuri takohen për të biseduar por ende pa shkëmbyer asnjë fjalë, ato të dy i shikon nëna e Alçiçekut, zonja Binge, e cila nuk është aspak e lumtur kur ato të dy janë pranë njëri tjetrit.

Zonja Binge është e mbushur me mllèf për arrèstimin e pàdrejtë të Oktem Beut, bashkëshortit të saj, si dhe me dhìmbjen e humbjes së vëllait të saj, për të cilin ende nuk janë hàkmarrë sepse Osmani ua ka ndaluar që të veprojnë derisa ai t’a gjýkojë momentin e duhur për aksion. Në kohën që ato flasin, Aisheja futet brenda në dhomën ku Marta sërish fshìhet nèn rolin e rrobaqepëses. Ajo tenton të njëjtën gjë, që të përgatisë planet në gjuhë të huaj por Aisheja ia ndalon diçka të tillë, duke urdhëruar të flitet në gjuhën tùrke ose fare.

AMANETI/ Nana interesohet për martesën e Jamanit me Seherin

Nana mbushet me dyshìme për Jamanin dhe mendon se do i qartësojë mendimet për të duke biseduar me sèkretaren që dikur ka pasur vëllai i saj Azizi. Nana e pyet atë për Seherin, për të cilën sekretarja përgjigjet me fjalët më të mira, por nuk thotë të njëjtat fjalë për Jamanin dhe martesën që kishte me të. Sipas saj, Seheri ka pasur një martesë shumë pròblematike pasi kishte një bashkëshort që nuk e kontrollonte dot nèrvozizmin e tij. Fjalët e sèkretares shtojnë ende më shumë dyshìmet e Nanës për Jamanin, por ajo nuk bën dot gjë.

Idrisi e telefonon dhe e detyron t’i shkojë në takim. Në atë takim, Idrisi ka planifikuar t’ia përdorë celularin fshèhurazi dhe kjo i mundësohet sapo Nana shkon në tùalet. Idrisi e gjen edhe kodin, pasi ajo ka vendosur ditëlindjen e Azizit dhe nga historiku në internet, ai gjen emrin e spìtalit ku po mbahet Zijai. Kur Nana e kupton se çfarë ka bërë Idrisi, është shumë vonë. Sakaq, në anën tjetër ndodhen të gjithë punonjësit e komìsariatit. Mes tyre, Feriti merr làjmin e sìkletshëm se një nga màfìozët që Aisheja ka pràngosur, është arràtisur tani.

Për të siguruar jetën e Aishes, Feriti cakton dy pòlicë që do i qëndrojnë para derës së shtëpisë dhe vetë e shoqëron atë ditë deri në shtëpi, me jùstifikimin se do i japë Doasë dhuratën që i premtoi. Për habinë e Feritit, Doa nuk impresionohet aspak nga dhurata, përkundrazi, shpreh zhgènjim. Ajo i thotë se nuk gènjehet si fëmijët e tjerë ndaj donte një medalje të vërtetë. Pasi shkëmbejnë pak të qeshura mes tyre, Aisheja e merr Doan që aty dhe futet brenda në shtëpi, që të mos qëndrojnë më gjatë me Feritin.

Frìka e Aishes është se mos ato të dy do lìdhen me njëri tjetrin ndërsa Feriti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Doa, edhe pse nuk e di se është vajza e tij biologjike. Personin që mendon se është babai i Doas, Korajin, Feriti e lejon të futet brenda në shtëpinë e Aishes. Ai ka shkuar me ushqime të blera për to por sërish, Aisheja dètyrohet t’ia rikujtojë se i ka kërkuar të vazhdojë jetën e tij e të mos bëjë të tilla gjeste pasi tani ndihet në sìklet. Koraji largohet ndërsa Feriti jo, pasi është shumë i shqètësuar dhe dëshiron t’a mbrojë vetë Aishen.

AMANETI/ Idrisi mëson se ku ndodhet Zijai falë gabìmit të Nanës

Në kómisariat vjen një informacion me shumë rëndësi, i lidhur me Aishen. Feriti lajmërohet se një bàndë që ka shkàtërruar Aisheja, tanimë i është vënë asaj nga pas. Për të shmangur çdo rrèzik nga Aisheja, Feriti cakton dy pólicë që do qëndrojnë róje para shtëpisë së saj. Për më tepër, ai e shoqëron vetë deri në shtëpi, sepse i ka premtuar Doas një dhuratë për trimërinë që tregoi. Feriti ia dhuron dhuratën Doas por ajo, ndryshe nga fëmijët e tjerë, nuk do një dhuratë fëmijësh por një medalje të vërtetë pólicore.

Pasi shkëmbejnë pak të qeshura mes tyre, Doa futet brenda me nënën dhe dadon e saj. Vetëm pak çaste më vonë, Koraji vjen me ushqimet që ka sjellë për Aishen, ndonëse ajo ia theksoi të mos merrte asgjë për të. Pólicët nuk e lejojnë të futet brenda në oborrin e shtëpisë së Aishes, derisa Feriti ndërhyn dhe u tregon se ai është i lejuar të futet brenda. Ashtu si më parë, Aisheja me mirësjellje i kërkon Korajit të heqë dorë nga të tilla gjeste, por ai nuk bindet assesi. Megjithatë, dètyrohet të largohet që aty.

Pas largimit të Korajit, Feriti futet brenda në shtëpi me àrmè në dorë, duke dyshùar se dikush u fut nga ana tjetër e shtëpisë. Aishe gjithashtu e ndjen që dikush është futur në shtëpi por nuk e di se ai person është Feriti vetë. Të dy dalin përballë njëri tjetrit me àrmè në dorë por për fat, nuk ndodh asnjë incídent. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo telefonon sékretaren që dikur ka pasur Azizi, për të marrë ndonjë informacion më tepër mbi Seherin. Sékretarja thotë fjalët më të mira të mundshme për Seherin, por jo për Jamanin.

Sipas saj, ajo ka pasur një martesë próblematike dhe bashkëshorti i saj Jamani, ka pasur pròbleme me kontrollimin e nèrvave. Tani, mendja e Nanës bëhet ende më konfuze por pa e zgjidhur atë dyshìm, ajo merr një telefonatë nga Idrisi, që me kèrcènim, arrin t’a bëjë atë që të takohen në një kafene. Idrisi shfrytëzon pak çaste kur ajo largohet për në tùalet, i hap telefonin dhe zbulon emrin e spítalit ku po qëndron Zijai. Pas një bisede të shkurtër, ai largohet nga ai takim por Nana e kupton se ai ia ka kontrolluar telefonin dhe ka gjetur emrin e spítalit.

Vajza në dritare/ Hajriu humbet kontrollin nga xhelòzia për Nalanin

Nalanit i qëndron mbi kokë edhe Sedati edhe nëna e saj Ferideja, ndaj ajo nuk e gjen dot hapësirën për t’iu përgjigjur Hajriut që pret me padurim të takohet me të. Si të mos mjaftonte, Sedati kërkon nga Muzo që t’ia lërë Hajriun në shërbimin e tyre atë natë. Edhe pse përpiqet të mos ia lërë pasi e di situatën, Muzo sërish nuk ia del dot. Zhgènjimi prek Hajriun kur ai shikon Nalanin duke dalë për dore me Sedatin nga shtëpia. Për më tepër, brenda në makinë, Sedati vetëm i shpreh dashuri Nalanit.

Nalani qëndron në heshtje që Hajriu të mos léndohet më tepër por Hajriu është aq i lénduar dhe i irrítuar, saqë me nérvozizmin e parë që krijohet në trafik, ai zbret nga makina dhe përlèshet në mes të rrugës. Më pas kërkon falje nga Nalani dhe Sedati dhe vazhdon rrugën. Ai i dërgon në restorantin që ka zgjedhur Sedati, që është restoranti ku ka darkuar për herë të parë me Nalanin. Sedati ka pronotuar të njëjtën tavolinë dhe me shumë pasion rikthen përjetimet e asaj nate. Sado që ai përpiqet, mendja Nalanit është tek Hajriu.

Me mesazhe, ajo arrin t’a bindë Hajriun që të takohen fshèhurazi në tùalet por Hajriu vetëm e dëgjon një minutë shpjegimin e saj dhe largohet pa u përgjigjur fare. Ndërkohë, Sedati po shkruan me mesazhe me Xhanën, të cilën e gènjen duke i thënë se po shtrihet të flejë. Sakaq, Nalani kthehet në tavolinë e irrítuar, konsumon disa gota alkóol rradhazi dhe kërkon të largohen duke thënë se nuk ndihet mirë. Në dalje të restorantit, një turmë gàzetarësh i presin me kamera dhe mikrofonë.

Ashtu siç janë udhëzuar nga Alpi dhe Ferideja, ato i pyesin menjëherë për fëmijë, nëse kanë ndonjë pròblem shëndetësor që ende nuk janë bërë prindër. I irrítuar, Sedati thotë se është një pyetje e pavend sepse ato shumë shpejt do u japin një làjm të mirë. Përgjigjen e tij e marrin sikur Nalani është shtatzènë por Sedati nuk flet më gjatë. Tek njerëzit që mendojnë se Nalani është shtatzènë, është edhe Hajriu por Nalani e gjen mundësinë për t’i sqaruar atij si qëndron e vërteta.

Vajza në dritare/ Sedati i habit të gjithë me deklaratën që jep para gazetarëve

Nalani nuk gjen në asnjë moment hapësirën e nevojshme për t’iu përgjigjur mesazheve të Hajriut që pa ndalim i shkruan se sa entuziast është për takimin që do kenë atë natë. Madje, Sedati kërkon nga Muzo që t’ia japë Hajriun si shofer atë natë pasi edhe mund të pijë. Muzo e di situatën dhe përpiqet të gjejë jùstifikime të mos ia japë por ndërhyjnë edhe të tjerët dhe ai dètyrohet t’a aprovojë. Teksa Hajriu po pret për Nalanin, kjo e fundit del nga dera e shtëpisë e kàpur për dore me Sedatin dhe Hajriu zhgènjehet plotësisht.

Si të mos mjaftonte, gjatë gjithë rrugës, në makinë, Sedati i flet Nalanit për dashurinë që gjòja ndjen ndaj saj dhe takimet e para që kanë pasur në fejesë. Nalani nuk përgjigjet fare ndërsa Hajriu irrítohet aq shumë saqë në trafik, gjen një shkak për t’u ngatërruar me një të panjohur dhe e bën. Më pas kërkon falje nga Sedati dhe Nalani dhe vazhdojnë rrugën për në restorant. Për atë natë, Sedati ka menduar të njëjtin restorant dhe madje të njëjtën tavolinë ku janë takuar për herë të parë në jetët e tyre.

Mendja e Nalanit vijon të jetë tek Hajriu dhe me jùstifikimin e tùaletit, arrin të takohet me të fshèhurazi. Edhe pse i shpjegon gjithçka se si ndodhi, Hajriu vendos të mos i përgjigjet asnjë fjalë dhe me aq largohet. Gjatë asaj kohe, Sedati génjen Xhanën që i kërkoi të takoheshin dhe i thotë se është në shtëpi, duke u përpjekur që të flejë. Nalani kthehet në tavolinë dhe Sedati lë telefonin por tanimë, Nalani është shumë e irrítuar. Ajo pi disa gota të rènda alkòlike rradhazi dhe më pas kërkon të largohen duke thënë se i dhèmb stomaku.

Në të dalë të restorantit, ato përballen me turmën e gàzetarëve që i pyesin nëse kanë ndonjë próblem shëndetësor që nuk po bëhen prindër. Sedati gènjen duke u thënë se shumë shpejt do u japin làjmin që presin, dhe me aq largohen. Për shkak të asaj génjeshtre, Hajriu mendon që Nalani është shtatzènë ndërsa planet e Sedatit me Xhanën, príshen tótalisht. Gjithçka shkon sipas planit të Feridesë dhe po atë natë, Feridenë tenton t’a zèrë ngushtë Gylxhihana duke i treguar se e di që nuk është nëna e Nalanit por Ferideja e lë atë pa fjalë duke i thënë se Nalani tanimë e di.

Për familjen time/ Kadiri i jep lamtumirën Melisës

Akifi e fillon ditën me një mbledhje në kompani, ku do ketë prezente për herë të parë edhe Nabahatin, pasi ajo bëhet shumë xhelòze për prezencën e Suzanës. Kjo e fundit, duke mos qenë e përfshirë mjaftueshëm në punët e kompanisë, bën propozime dhe vendos çmime jo të duhura para klientëve që po përpiqen të thithin. Ato largohen të irrìtuar dhe Akifi e krìtikon së tepërmi Suzanën, por ajo nuk e pranon t’a ketë gàbim. Si klientët, ashtu edhe Akifi largohet i irrìtuar. Atij i duhet të zgjidhë pròblemin e Berkut, pasi babai i tij është person me shumë rëndësi.

I dètyruar, Akifi shkon në spìtal, pranë Shengylit, me shpresën se për hir të parave, ajo do e bindë Kadirin ose Omerin që të tërheqìn denòncimin, por jo. Shengyli i bën të qartë se Kadiri kurrsesi nuk do e pranonte diçka të tillë por i sugjeron atij t’a provojë ndërmjet Omerit, duke besuar se Omeri është pak më i lëkundur dhe mund t’i pranojë paratë në këmbim të tërheqjes së denòncimit kùndër Berkut. Gjatë kohës që po bëjnë plane për fëmijët, ato po marrin një vendim shumë të madh për jetët e tyre; që të zhvendosen nga Stàmbolli.

Ato bien dakord të shkojnë në vendlindjen e nënës së tyre dhe për këtë telefonojnë dajën. Ndonëse është beqar dhe jeton vetëm, ai nuk e ka aspak në vijë jetën e tij, për shkak të pijes së tepruar dhe ka frìkë se nuk u del për zot fëmijëve, por megjithatë, ua lë hapur derën e shtëpisë së tij. Kadiri shkon të lërë punën në shkollë dhe gjithashtu ndahet edhe nga Suseni, por pa i treguar se po largohet. Ajo e pranon ndarjen por kërkon vetëm që ato të mbesin shokë, gjë që Kadiri e aprovon pa hezituar.

Më pas, ai takon Melisën, të cilës i tregon se po largohen dhe mes lòtësh, ajo e përqafon shumë gjatë. Làjmin e largimit të tyre, Melisa do e ndajë edhe me Dorukun, i cili nxiton për tek Asija, që në ato momente po merr dy gjëra të vogla nga shtëpia ku jetuan për aq kohë. Doruku e zè ende pa u larguar dhe i rrëfen dashurinë që ndjen për të, pranon çdo gàbim që ka bërë si dhe premton që do bëjë çdo gjë derisa edhe vëllezërit e motra e saj t’a duan e t’a pranojnë. Duke dhënë si jùstifikim vetëm largimin nga vendi, Asija e pranon Dorukun si të dashurin e saj.

Për familjen time/ Shengyli pranon propozimin e Akifit

Fëmijët bisedojnë me njëri tjetrin gjerë e gjatë dhe vendosin se e vetmja mënyrë për të mbìjetuar, është zhvendosja nga Stàmbolli. Kadiri menjëherë shkon në shkollë për të folur gojarisht largimin e tij nga puna, më pas takohet me Susenin dhe i thotë vetëm se do të ndahet, por nuk i tregon se po largohet. Suseni kërkon që së paku të mbesin shokë dhe Kadiri pranon. Por, para Melisës, ai nuk i reziston dot të vërtetës dhe i tregon se po zhvendosen. Mes lòtësh që i rrjedhin menjëherë pa kontrolluar, Melisa e përqafon shumë gjatë.

Në shkollë do vijë edhe Omeri, i cili do takohet me vajzën që e njohu duke e gjùajtur me top. Aisheja përshëndetet me të por Omeri nuk i tregon se po largohen njëherë e mirë. Brenda në shkollë, Melisa qëndron mëse e mërzìtur, aq sa të gjithë e vërejnë. Duke mos e mbajtur dot përbrenda, ajo tregon të vërtetën, arsyen përse është mërzìtur dhe teksa një pjesë e nxënësve gëzohen, Doruku trònditet i tëri. Ai nxiton për në shtëpinë e tyre, ku Asija po merr disa gjëra të vogla, sa për të pasur kujtimin e prindërve me vete.

Doruku pyet për vendin se ku ato po shkojnë, që është një qytet 18 orë larg me makinë, ndaj për hir të dashurisë për Asijen, Doruku thotë se do e mposhtë fòbinë e avionit dhe do shkojë pranë saj për t’a vizituar. Ai rrëfen dashurinë, betohet se do ndryshojë sido që ajo do dëshirojë dhe do bëjë çdo gjë që vëllezërit e motra saj t’a duan.  Asija e pranon por thotë se nuk mund të jenë bashkë pasi po largohet që aty. Aq do i mjaftojë Dorukut për të marrë aprovimin e saj, ndërsa Asija e përqafon shumë gjatë e më pas largohet.

Në anën tjetër, në spìtal ndodhet ende Shengyli me fëmijët, ku asnjëri prej tyre nuk është në dijeni të planit të largimit. Shengylit i shkon pranë Akifi për t’i treguar situatën e Berkut, se si babai i tij ofron shumë të madhe parash vetëm që fëmijët të tërheqìn denòncimin ndaj Berkut. Shengyli, ndonëse iu dèmtua bashkëshorti nga Berku, menjëherë bie dakord me atë plan të Akifit por i sugjeron atij që t’ia bëjë propozimin Omerit, sepse ai edhe mund t’i pranojë paratë ndërsa Kadiri kurrsesi.

PREMTIMI/ Rejhani nuk e denòncon shoqen e saj

Xhavidana nxiton të takohet me Talazin, për të mos humbur asnjë mundësi për planin e saj kryesor, që nga fillimi ka qenë vetëm zhdùkja e Rejhanit nga jeta tyre. Pa i vràrè aspak ndërgjegjia dhe pa ndjerë fare mëshìrë, ajo i kërkon Talazit që të gjejë rrugën për t’i dhënë fùnd njëherë e mirë Rejhanit pasi nuk do që t’a ketë më “nëpër këmbë” në jetën e saj. Talazi e aprovon me kokë por edhe e frìkëson së tepërmi Xhavidanën kur i tregon se ka shumë mundësi që Rejhani të gjýkohet në gjendje të lìrë, jo më e arrèstuar në bùrg.

E irrìtuar pafund, Xhavidana rikthehet në shtëpi dhe vetëm pak çaste pas rikthimit, merr një mesazh aprovimi nga Talazi që konfirmon se po e zbaton planin siç ranë dakord. Sakaq, në spìtal, pranë Rejhanit, ndodhet jo vetëm Emiri por edhe Kemali, si avòkati i Rejhanit. Kjo e fundit, tregon si fàjtore vetëm Nebahatin, ndërsa Haxherin nuk e përmend fare, pasi Haxheri i kërkoi falje teksa po e linte në oborr si dhe e di që ishte e dètyruar pasi Nebahati ia ka rrèmbyèr nënën e sëmùrë dhe askush nuk e di çfarë ka bërë me të.

Rejhani, jo vetëm që nuk e denòncon Haxherin por edhe i tregon Emirit se çfarë i ka bërë Nebahati dhe i kërkon të vërë dorë në çështje e t’a ndihmojë pasi Haxheri dhe nëna saj nuk kanë asnjë të afërm që t’u shkojë në ndihmë. Ndërkohë, në qèli shkon làjmi i asaj çfarë ka bërë Nebahati si dhe e marrin atë nga qèlia, për shkak të denòncimit që u bë për të. Larg tyre dhe asaj ngjarjeje, ndodhet Narini. Ajo gjen mundësinë të bisedojë vetëm për vetëm me Erhanin, duke qenë e frìkësuar për të ardhmen e Ojës krah tij pasi është e sigurtë se ai do e lèndojë.

Narini i kërkon të largohet vetë nga jeta e Ojës para se ajo të tregojë para të gjithëve të vërtetën e të shkuarës së tyre dhe se sa ai ka tentuar për ribashkim, por Erhani nuk frìkësohet aspak. Ai e fton t’a bëjë menjëherë atë gjë, duke i kujtuar se e para, ajo humbet Kemalin. Narini bën një hap pas dhe nuk flet më, si dhe mirëpret Kemalin që rikthehet në shtëpi. Ai jep làjmin e Rejhanit para të gjithëve dhe secili prej tyre trìshtohet shumë, ndërsa Narini nuk humbet fare kohë por shkon t’a vizitojë, sëbashku me Kemalin.

PREMTIMI/ Xhavidana rregullon çdo detaj për t’i dhënë fùnd Rejhanit

Rejhani arrin të zgjohet shumë shpejt dhe pranë vetes gjen Emirin me Kemalin që me padurim presin që ajo të tregojë se çfarë ndodhi. Për shkak se Haxheri i kërkoi falje kur e la në oborr dhe e di që ishte e kèrcènuar nga Nebahati, Rejhani përmend vetëm emrin e Nebahatit. Shumë shpejt, denòncimi shkon në vendin e duhur dhe nga qèlia marrin me fòrcë Nebahatin, ndërkohë që gjithë të tjerat mësojnë se çfarë ka bërë ajo. Gjithashtu, Rejhani shqètësohet edhe për nënën e marrë pèng, atë të Haxherit.

Ajo i tregon Emirit se çfarë ka bërë Nebahati dhe pret nga ai që të vërë dorë në çështjen në fjalë, pasi Haxheri dhe nëna e saj nuk kanë asnjë njeri për t’i mbrojtur. Gjatë asaj kohe, nëna e Emirit, Xhavidana, po bën maksimumin për t’a shfrytëzuar atë situatë. Ajo takohet fshèhurazi me Talazin, që të bëjnë gojarisht një plan për t’i dhënë fùnd njëherë e mirë Rejhanit. Vetëm pasi Xhavidana kthehet në shtëpi, ai i dërgon një mesazh për t’i konfirmuar se i rregulloi të gjitha punët që plani të shkojë me sukses.

Sakaq, në shtëpinë e Kemalit, Narini dhe Erhani gjejnë hapësirën për të folur vetëm me njëri tjetrin. Narini i kërkon të zhdùket menjëherë nga jeta e Ojës, duke qenë e bindur se ai do e lèndojë, ndërsa Erhani nuk bën asnjë hap mbrapa. Madje, thotë me gojën plot se do e dëgjojë me kënaqësi nëse dëshiron t’a zbatojë kèrcènimin e t’u tregojë të gjithëve për të shkuarën e tyre. Narini e quan të pacìpë por nuk e vazhdon dot më gjatë atë bsiedë pasi në shtëpi rikthehet Kemali.

Kemali, i cili nuk ka dëgjuar asgjë nga biseda e Erhanit me Narinin, i drejtohet kësaj të fundit për t’i treguar me kèqardhje se çfarë ka ndodhur me Rejhanin. Pa humbur asnjë çast më tepër, Narini bëhet gadi dhe sëbashku me Kemalin, mbërrijnë në spìtal. Kemali dhe Narini lejohen të futen në dhomën e Rejhanit sepse ai është avòkati i saj por Emiri, është futur fshèhurazi. Ai fshìhet në tùaletin e dhomës kur dëgjon derën që po hapet por pasi mëson se është xhaxhai i tij, del lìrisht dhe të katërt qëndrojnë me njëri tjetrin.