Për familjen time/Akifi bie pre e Harikës

Bursa që ka fituar Omeri në Amerikë, vjen me kushtin që ai të ketë një shumë minimale në bankë, prej 500 dollarësh, por që për Omerin janë aq shumë saqë bëhet pesimist. Megjithatë, Kadiri nuk heq dorë dhe punon për ëndrrat e Omerit.

Për hir të atyre parave, Kadiri pranon punën e rrezikshme në kompaninë që prodhon ilaçe dhe për këtë nuk i thotë asnjë njeri. Ndërkohë, Akifi del nga shtëpia pasi kërcënimet e Kaanit nuk kanë të sosur.

Pasi dehet, Akifi e gjen veten duke kënduar para shtëpisë së Suzanës. Që të mos turpërohet me lagjen, ajo e fut brenda pasi ai nuk pushon por me t’u futur brenda, Akifin do e zërë gjumi dhe do bjerë pre e Harikës që e filmon.

Duke e kërcënuar se do ia tregojë Nebahatit videon ku paraqitet ai duke fjetur dhe Suzana duke gatuar, Harika arrin t’ia marrë atij të gjitha paratë që ka në portofol dhe të psonisë me kartën e tij.

Vajza në dritare/Nalani pranon ftesën e Sedatit

Fëmijët e Hajriut e kërkojnë atë vazhdimisht, ndërkohë që ai flet vetëm për Nalanin, ndonëse edhe shoku tij i ngushtë i del kundër lidhur me të. Njëkohësisht, Hafizeja dhe Nalani po flasin për Hajriun, se si Nalani nuk e zhgul dot nga zemra.

Hafizeja përpiqet t’a kuptojë por thekson se ajo vetë, nuk e pranon dot atë njeri në jetë, ndaj në momentin që do vijë ai, ajo do largohet. Sakaq, në anën tjetër, Selena do mësojë dy të vërteta të mëdha, në mënyrë të njëpasnjëshme.

Fillimisht dëgjon rastësisht të vërtetën e gjendjes së nënës së saj, gjë që i shkakton krizë dhe menjëherë kontrollohet, ku mëson se çdo gjë është mirë për të dhe për dy vajzat që po rrit brenda vetes. Pas atij momenti, Sedati largohet.

Ai fton Nalanin për një takim sepse ka nevojë të flasë për nënën e tij, dhe Nalani pranon. Hajriu mëson se ajo nuk ndodhet në shtëpi dhe menjëherë i vihet në kërkim. Sapo e shikon me Sedatin, ai nis t’a bezdisë me telefonata dhe mesazhe.

 

 

Vajza në dritare/Nalani humbet Hafizenë për të qenë me Hajriun

Hafizeja e kalon natën duke u kujdesur për Metinin dhe në të gdhirë, ai i jep një kartvizitë, duke i kërkuar që t’ia përcjellë Nalanit dhe në atë punishte, të mund të takohet me të, gjë që Hafizeja e çon deri në fund dhe e bën.

Ajo dhe Nalani do flasin edhe mbi Hajriun, për të cilin Nalani thotë se është përpjekur shumë t’a largojë nga zemra por nuk ia ka dalë dot ndërsa Hafizeja thotë se sado të përpiqet, nuk do mund të jetojë me të ndaj do largohet nëse ai do vijë.

Në anën tjetër ndodhet Selena, e cila rastësisht dëgjon bisedën e babait të saj me Xhavitin, nga ku mëson të vërtetën e nënës së saj. Në çast ajo përjeton krizë dhe rrjedhimisht kontrollohet tek doktoresha por për fat, çdo gjë është mirë.

Ajo merr lajmin e bukur se po pret vajza binjake dhe të gjithë gëzojnë me të. Që aty, Sedati shkon poshtë shtëpisë së Nalanit dhe e bind për të bërë një ecje sëbashku por shumë shpejt, ato të dy do i shikojë Hajriu i cili do e shqetësojë Nalanin me mesazhe dhe telefonata.

AMANETI/Jamanit i vjen vizitorja më e papritur

Nana vijon t’i mbajë qëndrim Jamanit, pavarësisht Jusufit që ndodhet në mesin e tyre. Jamani e kupton sa e ka mërzitur dhe për të gjetur një zgjidhje, ai kërkon ndihmën e Feritit, gjë që edhe Nana e dëgjon përtej derës së zyrës së tij.

Vetëm pak çaste më vonë, Xhengeri i dorëzon një zarf Nanës, duke i thënë se është një lloj qerasjeje nga Jamani. Paratë e ndodhur brenda zarfit e nevrikosin aq shumë Nanën, saqë ajo e kritikon Jamanin, duke i thënë se nuk blihet me para.

Ajo largohet pa e dëgjuar justifikimin e tij por menjëherë i del përpara Adaleti, në dorën e të cilës shikon po të njëjtin zarf dhe nga ajo mëson se një shpërblim të tillë, Jamani e bën çdo vit me punonjësit e tij.

Për t’a lumturuar sadopak Nanën, Jamani i bën dhuratë një pikturë të natyrës së vendlindjes së saj dhe ia vendos në dhomë. Pas atij çasti të lumtur për të dy, Jamani do lumturohet nga ardhja e vizitores më të papritur, hallës së tij të moshuar.

AMANETI/Jamani kërkon ndihmë nga Feriti për Nanën

Jamani kutpon se zemërimi i Nanës ndaj tij është ende prezent, ndaj telefonon Feritin për t’i kërkuar mendim se si mund t’a rregullojë situatën që ka dreqosur. Atë bisedë e përgjon edhe Nana përtej derës dhe kupton se ai është penduar.

Brenda pak çastesh, asaj i dorëzon Xhengeri një zarf, për të cilin thotë se e ka nga Jamani. Në zarf brenda ka para dhe Nana nevrikoset duke pandehur se Jamani po përpiqet t’a blejë me para. Rrjedhimisht, ajo reagon ashpër ndaj tij.

Sapo del nga zyra, ajo shikon Adaletin me të njëjtin zarf në dorë dhe mëson nga ajo se në këtë periudhë të vitit, Jamani i shpërblen të gjithë punonjësit me një shumë monetare. Menjëherë, ajo ndihet në faj dhe nuk di si të shfajësohet.

Personi që do hedhë hapin i pari, do jetë Jamani. Ai i bën dhuratë një pikturë të vendlindjes së saj, që ia vendos menjëherë në dhomë. Përveç lumturisë së atij çasti, Jamani lumturohet shumë kur shikon vizitoren e papritur, hallën e tij.

PREMTIMI/Rejhani mund të vdesë nga fëmija që ka në bark

Kemalin nuk e zë gjumi gjatë gjithë natës, vetëm për të rregulluar orën e dorës së Narinit. Të nesërmen në mëngjes, ia dorëzon Taxhit që ai t’ia dërgojë Narinit dhe këtë e dëgjon edhe Masalli, që vijon protestën për të mos ngrënë.

Ajo i futet fshehurazi në makinë Taxhit dhe kështu mbërrin në spital tek Narini, me të cilën përqafohet mes lotësh, ashtu siç qan edhe Narini vetë. Ikja e fshehtë e Masallit do i ngrejë të gjithë në këmbë për t’a kërkuar.

Kemali mëson nga Taxhi se ku ndodhen ato dhe shkon me frustrim në spital por Masallin do e gjejë në gjumë, në krahët e Narinit. Për t’a qetësuar, ai ka pranë vetes Emirin, i cili la Rejhanin të vetme për t’i ndjenjur xhaxhait pranë.

Në ato momente, Rejhanit po i shembet bota mbi kokë sepse doktoresha i tregon se shtatzënia saj ka probleme, se ajo rrezikon të vdesë nëse e sjell në jetë fëmijën, edhe pse është shansi saj i vetëm dhe i fundit për t’u bërë nënë.

PREMTIMI/Doktoresha tmerron Rejhanin me lajmet e njëpasnjëshme

Kemali do e gdhijë ditën duke rregulluar orën e Narinit, të cilën ia dorëzon Taxhit për t’a dërguar tek ajo. Masalli e dëgjon bisedën e tyre dhe fshehurazi i futet në makinë Taxhit, për të shkuar tek Narini.

Narini dhe Masalli përqafohen mes lotësh të pambarimtë për të dyja, derisa Masallin e zë gjumi në krahët e saj. Kemali ndërkohë, është frustruar mjaftueshëm pas gjithë shqetësimit që kaloi duke menduar se dikush e rrëmbeu.

Ai shkon në spital njëherazi me Emirin dhe Rejhanin që shkojnë për kontrollin e rradhës për Rejhanin. Për shkak të frustrimit të Kemalit, Emiri qëndron për pak me të ndërsa Rejhani futet për të kryer vizitën e saj, që do ia ndryshojë jetën.

Në mënyrë të dhembshme, ajo mëson nga doktoresha se nëse do e lindë fëmijën, do rrezikojë jetën e saj sepse ajo është e sëmurë. Si të mos mjaftonte, ajo gjithashtu mëson mes lotësh se është shansi saj i fundit dhe i vetëm për të qenë nënë.

Për familjen time/Melisa zhgënjehet nga pamja Kadirit me Xhemilenë

Kadiri futet krah për krah me Xhemilen teksa po shkojnë tek marketi lagjes dhe ajo ndjen dhembje në plagën e saj. Melisa në ato momente po i shkonte Kadirit surprizë por pamja që i del para syve e kthen mbrapsht, mëse të lënduar.

Lëndimin që ndjen, ajo do e ndajë vetëm me Kaanin, i cili e shikon të shqetësuar dhe i ofrohet të flasin. Paralelisht, Asija ndahet nga Doruku. Në mënyrë shokuese, ajo mëson nga Tollga se Akifi e ka qëlluar Erhanin dhe ia ka lënë fajin Kadirit.

Për më tepër, mëson më të rëndën, që Doruku ka qenë në dijeni të gjësë, gjatë gjithë kohës. Asija mes lotësh, betohet se çështjen do e kalojë në polici por për këtë, atë do e ndalojë Ajbyke, e cila i kujton disa të vërteta.

Të vërtetat janë që punët e familjeve të tyre, janë të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Akifin dhe nuk bëjnë dot gjë kundër tij sepse rrjedhimisht do humbisin të gjithë të ardhurat.

Për familjen time/Akifi bëhet shkak i ndarjes së Asijes nga Doruku

Të fshehura të njëpasnjëshme do zbulohen në kolegjin Ataman, ku fillimisht Akifi do mësojë se djali tij ka lidhje dashurore me Asijen dhe më pas, kjo e fundit do mësojë nga Tollga se Akifi e ka qëlluar Erhanin dhe ia ka lënë fajin Kadirit.

Shokimi i vërtetë për Asijen vjen kur mëson se për atë ngjarje horror, ka qenë në dijeni edhe Doruku por e ka mbajtur të fshehtë që babai tij të mos cënohej. Ajo largohet mes lotësh duke u betuar se do i denoncojë në polici ndërsa Doruku i shkon nga pas.

Ashtu siç Asija nuk e lejon fare Dorukun të flasë, as Doruku nuk e lejon babain e tij që u bë shkak i ndarjes së Asijes prej tij. I vetmi person që do e bindë Asijen të mos e bëjë denoncimin, është Ajbyke, e cila i kujton se puna e prindërve të saj e Kadirit varen nga Akifi.

Kadiri në ato çaste, po zhgënjen vajzën e Akifit, Melisën. Kjo e fundit vendos t’i shkojë surprizë por në lagje e shikon duke ecur krah për krah me Xhemilen dhe kthehet mbrapsht, duke e lënë lëndimin e zemrës të rrëfehet para Kaanit.

PREMTIMI/Emiri vëren shqetësimin e Rejhanit

Në mënyrë të pandalshme, Rejhani vazhdon të ndjejë dhembje, dhe njëlloj vazhdon t’i fshehë ato. Në një çast, gjendjen e saj e vëren edhe Emiri por Rejhani e bind se nuk ka nevojë të shkojnë në spital sepse gjoja i kaloi.

Ndërkohë, në shtëpinë e tyre, punonjësit po hedhin valle. Ato, sëbashku me Zejnebin, janë mëse të lumtur nga idea se Xhavidana ka ikur jashtë vendit dhe për këtë, festojnë duke përdorur gjërat e saj e duke e imituar.

Gjatë asaj kohe, Xhavidana vijon të jetë në vendin ku e ka mbyllur Xhemreja pa pikë mëshire. Minjtë e rrethojnë gjithandej dhe askush nuk e dëgjon dot që t’a ndihmojnë e t’a nxjerrin që aty. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali.

Atij i shpjegon Shehrija se si Narini nuk ka asnjë faj por ajo me Hëzërin e mashtruan që të vinte, pasi Masalli është në gjendje shumë të keqe. Sërish, Kemali nuk kthehet nga vendimi tij ndaj për të mos e lënë të vetme Narinin, Shehrija i tregon Rejhanit për divorcin e tyre dhe ajo i shkon pranë.