Për familjen time/Akifi bie pre e Harikës

Bursa që ka fituar Omeri në Amerikë, vjen me kushtin që ai të ketë një shumë minimale në bankë, prej 500 dollarësh, por që për Omerin janë aq shumë saqë bëhet pesimist. Megjithatë, Kadiri nuk heq dorë dhe punon për ëndrrat e Omerit.

Për hir të atyre parave, Kadiri pranon punën e rrezikshme në kompaninë që prodhon ilaçe dhe për këtë nuk i thotë asnjë njeri. Ndërkohë, Akifi del nga shtëpia pasi kërcënimet e Kaanit nuk kanë të sosur.

Pasi dehet, Akifi e gjen veten duke kënduar para shtëpisë së Suzanës. Që të mos turpërohet me lagjen, ajo e fut brenda pasi ai nuk pushon por me t’u futur brenda, Akifin do e zërë gjumi dhe do bjerë pre e Harikës që e filmon.

Duke e kërcënuar se do ia tregojë Nebahatit videon ku paraqitet ai duke fjetur dhe Suzana duke gatuar, Harika arrin t’ia marrë atij të gjitha paratë që ka në portofol dhe të psonisë me kartën e tij.