AMANETI/Jamani fsheh atë që Nana kërkon

Koraji fshehurazi mbyll kredinë e Aishes dhe nuk i tregon asgjë por e lë bankën të veprojë me mesazh, që të duket ende më hero. Ajo e falenderon pafund por e pranon atë nder vetëm duke e konsideruar si borxh.

Të nesërmen në punë, ajo vijon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Feritit ndërsa ai i premton se do ia vërtetojë se është i pafajshëm. Brenda ditës, ai mban fjalën e tij dhe e ballafaqon Aishen me vajzën që e futi në kurth, e cila e pranon fajin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që çuditet nga ardhja e Nanës me tesbihet në duar. Ajo i ka mbledhur gurët dhe e ka rregulluar por i mungon një gur, të cilin Jamani e fsheh në dorën e tij dhe nuk i tregon asgjë.

Çaste më vonë, ato dalin nga shtëpia për të dërguar në shkollë Jusufin dhe nga xhelozia që i shtojnë Ajnurit, ajo i tregon hallës së Jamanit gjithë historinë se përse është futur në atë shtëpi Nana. Halla i bën të qartë se e ka kuptuar qëllimin e saj si dhe që nuk arrin dot t’a nxisë kundër një personi, më kot.

AMANETI/Halla Jamanit mëson qëllimin e ardhjes së Nanës

Nana e rregullon nga e para dhuratën që i bëri Jamanit por thotë se i mungon një gur për t’a plotësuar. Atë gur, Jamani e mban në dorë por e fsheh nga ajo. Ndërkohë që Nana kujdeset për Jamanin, Nedimi vijon të planifikojë kundër.

Çaste më vonë, ato do përgatiten për të dërguar në shkollë Jusufin. Nana me Jamanin e shoqërojnë, gjë që shton xhelozinë tek Ajnuri. Duke përfituar nga rasti, ajo i tregon hallës së Jamanit planin që ka pasur Nana për hakmarrje.

Halla e dëgjon deri në fund por i bën të qartë Ajnurit se e ka kuptuar qëllimin e saj dhe se nuk do ndikohet nga ato fjalë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji, që shfrytëzon situatën dhe duket hero para Aishes, duke paguar kredinë e saj.

Njëkohësisht, as Feriti nuk heq dorë nga ajo dhe i betohet se do ia vërtetojë pafajësinë e tij. Brenda ditës, ai arrin të pëballë Aishen me vajzën që e futi në kurth dhe ajo e pranon kurthin që i ka bërë.

OSMANI/Sulltanesha jep urdhër për varjen e Ballës dhe Edeballësë

Turguti qëndron përballë Sulltan Alatinit, duke i treguar gjendjen e popullit të sëmurë dhe gjithë atë gjendje, e ngarkon si faj të Osmanit, për shkak të planit që ka bërë me këtë të fundit. Në të njëjtën formë, vijon edhe Malhumi.

Sulltani bindet se asnjëri nuk është shërbëtor i Osmanit dhe pa dyshuar, ha nga sofra që Malhumi përgatit. Me ndihmën e Kumrall Abdallit, Malhumi ka hedhur ilaç të lehtë gjumi në të gjitha ushqimet, që për pak kohë të lirohen nga Sulltani.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Balla dhe babai saj, Sheh Edeballë, të cilët qëndrojnë kryelartë para Sulltaneshë Ismihanit, që kërkon të këmbejë jetët e tyre me atë të Osmanit. Ky i fundit, do vijë pak çaste para se ajo të japë urdhërin e varjes.

Edhe pse Osmani ndodhet aty dhe i gatshëm të përballojë akuzat e Ismihanës që e quan atë ‘tradhëtar’, ajo sërish jep urdhër për varjen e Ballës dhe të atit, por Osmani nuk qëndron duarkryq. Me ndihmën e Aktemurit, ai ia del t’i shpëtojë.

Për familjen time/Doruku mëson se ka një vëlla

Tollga shikon Kaanin që po përfiton nga ndarja e Dorukut me Asijen dhe këtë të fundit e fton gjoja se do e mësojë t’i bjerë pianos por në të vërtetë e bën vetë për t’u afruar me të. Ndërkohë që Tollga i filmon fshehurazi, Asija kupton qëllimin e Kaanit dhe largohet.

Tollga nuk humbet asnjë moment për t’i treguar Dorukut se ai po zëvëndësohet nga Kaani dhe për t’ia vërtetuar, i tregon videon që bëri pak më herët. Me nxitim, Doruku shkon pas Kaanit në shtëpi dhe përplaset me të me fjalë të ashpra.

Kaani nuk duron më por i tregon se kush është ai në të vërtetë, vëllai tij. Akifi nuk e mohon dot ndërsa Doruku neveritet nga ai kur mëson se tradhëtia ka ndodhur pas martesës me nënën e tij. Në çast, ai bën gadi valixhen për t’u larguar.

Akifi i përmend faktin që do paguajë me paratë e tij në cilin do hotel që do shkojë, ndaj Doruku ia dorëzon të gjitha kartat, paratë dhe çelësin e makinës. Paralelisht, dashuria tij Asija po feston me gjithë familjen që xhaxhai po ecën me paterica, kur Kadiri bie pa ndjenja. Në spital, ato mësojnë se ai është helmuar.

Vajza në dritare/Muzo nuk e refuzon ftesën e Nalanit

Nalani mbyllet e vetme në shtëpi pas të vërtetës së madhe që mëson dhe refuzon të flasë qoftë me Hafizenë dhe qoftë me Hajriun. I vetmi person që i vjen në mendje, është Muzaferi, i cili në ato momente ndodhet me Bilurën.

Bilura i kërkon t’ia tregojë ai vetë Sedatit që Nalani është me Hajriun sepse Sedati po bën çmosin për t’a gjetur dhe do e gjejë, por Muzo refuzon. Ai largohet prej saj kur merr mesazhin nga Nalani, të cilën e gjen pasi ka grisur një mal me letra.

Nalani i ka grisur të gjitha letrat nga babai, pa denjuar të lexojë asnjërën prej tyre. Teksa qëndrojnë me njëri tjetrin, Muzo merr një mesazh nga avokati i shtëpisë, Galipi, i cili i tregon për kërkimet që po bën Sedati për Nalanin.

Sakaq, në shtëpinë e djemve, nëna tyre Gylxhihana kupton të vërtetën e sëmundjes, sepse kollitet dhe në pecetën e saj shikon gjak. Përtej dhembjes që i shkakton, ajo nuk e flet me asnjë njeri atë gjë.

Vajza në dritare/Nalani pranon pranë vetes vetëm Muzon

Nalani nuk preferon t’i flasë aspak Metinit pasi dëgjoi nga goja tij se ai është i ati. Për më tepër, ajo refuzon t’i flasë edhe Hafizesë dhe shkon e vetme në shtëpi. Pas saj, do vrapojë edhe Hajriu por edhe atë do e refuzojë.

Nalani gris të gjitha letrat e Metinit, pa i lexuar aspak, si dhe i dërgon mesazh Muzos, duke i kërkuar që ai t’i shkojë pranë sepse ka nevojë për të. Në ato momente, Muzo po kundërshtonte Bilurën që me këmbëngulje kërkon që t’i tregojnë Sedatit për Hajriun dhe Nalanin.

Muzo largohet duke mos qenë dakord me Bilurë por kur shkon në shtëpinë e Nalanit, ai merr një mesazh nga avokati i familjes, Galipi, i cili i tregon se Sedati po bën kërkime për thirrjet e rregjistruara në telefonin e Nalanit.

Sakaq, përtej tyre, ndodhet nëna tyre Gylxhihana, e cila shikon gjak kur kollitet dhe kupton se koha saj po mbaron, por megjithatë, nuk i tregon njeriu se e ka kuptuar dhe vazhdon normalisht, si të mos kishte ndodhur gjë.

PREMTIMI/Narini kalon natën në shtëpinë e Kemalit

Rejhani është shumë e heshtur, për shkak të mendimeve që e mundojnë aq shumë por megjithatë, arrin t’a fshehë nga Emiri dhe çdokush tjetër se çfarë po ndodh me të. Sa herë që është e sigurtë se nuk po e shikon njeri, ajo qan si fëmijë.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet shoqja saj Narini, që për hir të Masallit e kalon natën në shtëpinë e Kemalit. Prezenca saj aty, do shkaktojë lot e emocione edhe për të edhe për Kemalin. Mëngjesin e të nesërmes, Masalli zgjohet më e lumtur se kurrë.

Lumturia saj nuk zgjat për shumë kohë sepse në shtëpi do vijë dadoja e re që ka sugjeruar Oja. Ajo është një vajzë e re profesioniste që ka shumë entuziasëm për atë punë por Masalli nuk e lejon as t’i afrohet.

Sakaq, Xhavidana vijon të luftojë me vdekjen. Ajo ndjen se po i vjen fundi por për fatin e saj, Talazi do zbulojë se çfarë ka bërë Xhemreja dhe me nxitim do shkojë për tek ajo, duke e shpëtuar.

PREMTIMI/Talazi i shpëton jetën Xhavidanës

Narini kalon natën në shtëpinë e Kemalit, për të mbajtur fjalën që i dha Masallit, se kur të zgjohej do e kishte aty. Ajo natë, do jetë shumë emocionuese edhe për Narinin edhe për Kemalin, i cili qëndron gjatë pas derës së dhomës, pa guxuar të trokasë.

Mëngjesin e ditës tjetër, në shtëpinë e Kemalit do trokasë një vajzë e re, specialiste për situatën e Masallit. Atë e ka sjellë Oja por Masalli nuk e do aspak, nuk pranon as t’i afrohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani.

Ajo vijon t’a përballojë e vetme situatën e rëndë me shtatzëninë, fëmijën dhe jetën e saj. Rejhani nuk i tregon asnjë njeriu por sa herë që mbetet vetëm, qan me dënesë, duke mos ditur si të veprojë.

Sakaq, Xhavidana vijon të jetë në vendin ku e ka lënë Xhemreja, ku duket se edhe pak do mundet të mbijetojë. Ajo rrezikon të vdesë por për fatin e saj, Talazi mëson çfarë ka bërë Xhemreja dhe nxiton për tek Xhavidana.

AMANETI/Nana përplaset për herë të parë me hallën e Jamanit

Aisheja humbet toruan kur në telefon i vjen një mesazh, nga ku mëson se ndërmjet kartës së saj është marrë një kredi shumë e madhe në bankë. Pranë vetes, ajo ka Korajin, i cili ia ka bërë atë punë pabesisht.

Të dy dalin nga shtëpia me shpresën se do zgjidhin diçka në bankë por përpara u del Feriti, që e pret Korajin me grushtime në fytyrë. Ai e akuzon për kurthin që i ka bërë, përfshirë dhe ndryshimin e analizave, por Koraji i mohon të gjitha.

Aisheja mban anën e Korajit duke mos e dyshuar aspak pafajësinë e tij. Ndërkohë, në anën tjetër, Nana dhe halla e Jamanit përjetojnë përplasjen e parë në mendimet e tyre, ku do preket Jusufi. Sipas hallës, ai nuk duhet të trajtohet më si fëmijë.

Ajo ngulmon se Jusufi duhet të trajtohet si burrë që ka detyrë të mbrojë familjen ndërsa Nana mendon tërësisht të kundërtën. Megjithatë, e zgjidhin me qetësi. Çaste më vonë, Nana do depërtojë në zemrën e Jamanit, me një dhuratë modeste për të, në shenjë falenderimi.

AMANETI/Dhurata Nanës për Jamanin shkakton emocione të mëdha

Nana çuditet nga halla e Jamanit, e cila i kërkon që të mos e trajtojë më Jusufin si fëmijë por le të marrë përgjegjësinë e një mashkulli që duhet të mbrojë familjen. Nana është komplet kundra atij mendimi dhe këtë e shpreh me shumë qetësi.

Duke e lënë me aq atë bisedë, Nana vazhdon ditën dhe merr nga posta dhuratën që i ka bërë Jamanit, në shenjë falenderimi. Teksa ia dorëzon, ajo i thotë se ai është babai i asaj familjeje dhe me ato fjalë, depërton shumë thellë tek Jamani.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që po mashtrohet kokë e këmbë nga Koraji. Atë e ka pranë vetes kur mëson ndërmjet një mesazhi nga banka se karta saj është vjedhur dhe me atë kartë është marrë një kredi marramendëse.

Menjëherë dalin nga shtëpia për t’a zgjidhur situatën në bankë por fillimisht përplasen me Feritin, i cili i del para Korajit, e grushton duke e gjakosur dhe e akuzon për gjithë kurthin që ai ka bërë, por Koraji e mohon dhe Aisheja e beson atë.