Osmani qëndron përballë popullit të Inegolit duke shpjeguar para tyre rregullat me të cilat pretendon të jetojnë të gjithë sëbashku në harmoni. Ai nuk do cënòjë asnjë praktikë të fève të tjera, do barazrespektojë çdo individ dhe besim fétar që ato kanë zgjedhur të kenë, nuk do cënòhet pròna apo malli i dikujt dhe për më tepër, secili prej tyre ka të drejtë të ankòhet nëse kanë një próblematikë. Fjalimin e Osmanit do e ndërpresë ardhja e Kosesit me lajmëtar Alxhisin. Ai është lajmëtari personal i peràndorit.
Alxhisi përpiqet t’a bindë Osmanin se ai duhet të jetë më kokëùlur para peràndorit, urdhërave dhe sugjerimive që ai ka, por Osmani nuk bindet dot. Alxhisi krijon idenë që Osmani nuk ka fríkë nga askush, prandaj largohet për të krijuar një plan të dytë, deri në takimin e rradhës që do jetë në mbrëmjen e asaj dite. Bashkë me lajmëtarin do largohet edhe Kosesi, i cili futet brenda në një dhomë ku po mbahen të gjithë péngjet që Osmani me úshtrínë e tij kanë arritur të marrin nga lúftá.
Shumë prej tyre janë të plàgosur, prandaj Kumrall Abdalli u qëndron pranë për t’i ndihmuar me rikuperimin. Përveç Kosesit dhe Kumrall Abdallit, në atë dhomë do futet edhe Romaniusi, një ndër personat më të etur për vdèkjen e Osmanit. Mllèfi i tij vetëm sa shtohet nga çdo moment në tjetrin, derisa në mbrëmje bëhet edhe ai pjesë e mbledhjes së Osmanit me lajmëtar Alxhisin dhe Kosesin. Alxhisi kërkon lírimin e péngjeve, gjë që Osmani e kúndërshton fare prérazi, ndërsa Kosesi sugjeron të gjejnë një rrugë të mesme.
Ai ka rolin më të véshtirë, pasi i duhet të híqet si ármík i Osmanit, ndërkohë që respekti dhe admirimi për të, vetëm sa shtohen. Biseda e tyre, do ndërpritet në mënyrë të pazakontë nga Ajgyli, që i kërkon Osmanit të shkojë pranë vëllait të tij, Gyndyzit, pasi ai është në çastet e fùndit të jetës së tij. Gyndyzi vetë e ka kuptuar që fùndi i tij ka ardhur, ndaj dhe e ka kërkuar vëllanë e tij pranë. Aktemuri me Aishen i përgjèrohen të durojë më gjatë, sepse nuk e pranojnë që ka ardhur fúndi i tij, por përgjèrimet e tyre nuk do ndryshojnë dot asgjë.