Zejnebi kërkon falje nga Sinani që nuk i besoi se takimet e tij me Nilajin ishin për shkak të punës, ndërsa Sinani kërkon falje që nuk e dëgjoi ashtu siç duhej t’a kishte dëgjuar e të mos e màshtronte vajzën e gjòrë për hir të punës. Gjatë kohës që ato bisedojnë me njëri tjetrin, ish bashkëshorti Zejnebit, Ahmeti, shkon pranë Arzusë, me një tavolinë që e përgatit në formë surprize, për të dalë në surprizën e vërtetë, në propozimin për martesë. E përlòtur nga ajo surprizë, Arzu zgjat dorën për të pranuar unazën në gisht.
Paralélisht, Xhani po i tregon Zejnebit për atë unazë, që e ka parë në shtëpinë e babait të tij, një ditë më parë. Zejnebi nuk e beson se Ahmeti mund t’i propozojë për martesë një personi që është në kërkim nga pólícia, ndërsa Xhani shpreh fríkën e tij se mos babai tij do përfshihet sërish në çështje krímínale aq sa të rrezìkojë búrgosjen. Por, të nesërmen në mëngjes, Arzu do ia kthejë unazën Ahmetit. Ajo ka fríkë se mos ai po e planifikon gjithçka vetëm për t’a dòrëzuar në pòlìci, ndaj heq dorë nga martesa.
Ahmeti shpreh shumë vendosmëri dhe e bind se po gàbohet në paragjykìmin ndaj tij. Ai i jep fjalën se do jenë shumë të lumtur, ndërsa Arzuja është e fríkësuar edhe për jetën e saj gjatë lindjes së fëmijës, pasi ndjen se diçka do shkojë kèq, ndaj i lë amanet që atë unazë t’a përcjellë si trashëgimi tek fëmija tyre. I përlòtur, Ahmeti i jep fjalën. Sakaq, atë mëngjes do përlòtet edhe Denizi e cila shikon qetësinë me të cilën babai i saj e pranon që ka ftuar një tjetër grua për të dalë në pastiçerinë e lagjes dhe për atë situatë, Kadiri ia lë fàjin Munevverit.
Denizi që shprehet se Munevveri është bërë si një nënë e dytë për të, i shkon pranë edhe Munevverit për t’iu përgjèruar që të mos ndahet nga babai i saj por Munevveri i premton se sido që të shkojnë punët, ato të dyja do kenë të njëjtën marrëdhënie. Denizi nuk e di se atë mëngjes, Emreja ka zbuluar se çfarë po bën Fulja me Osmanin dhe e ka invéstiguar këtë të fundit, duke mësuar se ai fejohet në qytete të ndryshme, e çon máshtrimin deri në dasëm, sa për të vjèdhur bizhuteritë e argjendta që të gjithë u bëjnë dhuratë, sipas traditave.