Jamuri shkon në shtëpinë e Dujgusë sërish, për të mos e lënë të vetme me Aliun për aspak kohë. Duke mos e duruar afërsinë e tyre, qoftë edhe për lojë, ajo e merr veçmas Aliun dhe i kërkon që të nxjerrin një jùstifikim e t’ia mbàthin, por Aliu përgjigjet duke thënë se nuk e bràktis dot Semranë në një moment aq delikat në të cilin ndodhet ajo. Por Semraja, pa e ditur, do prekë diçka shumë delikate të së bijës, duke nxjerrë një valixhe me rroba për fëmijë, që ajo i ka punuar me shtiza.
Dujgu përlòtet dhe largohet për në dhomën e saj, ku nga pas i shkon edhe Aliu. Jamuri i shikon me duart e bashkuara, duke u ngushëlluar, prandaj vendos që t’i japë fund asaj situate. Për t’u siguruar se ajo lojë nuk do vazhdojë më, Jamuri i shkon pranë Semrasë kur ajo ndodhet në oborr dhe i thotë se është e sëmùrë, se Aliu me Dujgunë po bëjnë lojë për hir të saj dhe se prej muajsh ato janë të ndarë për shkak të bràktisjes që Dujgu i bëri atij, në ditën e tyre të dasmës. Fjalët e Jamurit e shòkojnë aq shumë Semranë, saqë ajo mbetet pa fjalë.
Në anën tjetër ndodhet Jamani. Ai i kërkon Nanës të bëhet gadi për në fermë, për të shkuar sëbashku me Jusufin, por për shkak të kèrcènimit të Ajnurit, Nana tenton të mos shkojë, duke nxjerrë si jùstifikim që ka nevojë të pushojë. Menjëherë Ajnuri futet në mes duke u vetëofruar që të shkojë me Jamanin por ky i fundit zemëròhet së tepërmi. Ai i rikujton Nanës se është dadoja e Jusufit dhe e ka për dètyrë që të jetë gjithmonë pranë tij, prandaj duhet të shkojë sëbashku me to. E dètyruar, Nana bindet.
Por, sapo mbërrijnë në fermë, gëzimi i Jusufit zbehet, duke u zëvëndësuar nga trìshtimi, për shkak se herën e fundit që ka qenë në atë fermë, ka qenë me tezen e tij. Fjalët e Jusufit ndikojnë edhe tek Jamani, i cili merr kalin e tij dhe largohet mes lòtësh për Seherin. Pak çaste më vonë, kur kthehet nga kalërimi, ai merr një telefonatë nga Zijai, që është mèrzitur shumë në klìnikë dhe kërkon të kthehet pranë Jamanit. Ky i fundit i jep shumë kurajo dhe i premton mbrojtje e dashuri të përhershme, gjë që e dëgjon edhe Nana dhe përlòtet.