PREMTIM/ Xhavidana e arrin qëllimin kryesor që kishte

Shehrija dhe Oja bëjnë maksimumin e tyre për t’a ndaluar largimin e Narinit, por asnjë prej përpjekjeve të tyre nuk funksionon. Shehrija i lë Narinit një letër, ku i shkruan se sa e veçantë është për të por se gjithashtu, nuk i përballon dot lamtumirat, prandaj po e përcjell me atë letër. Para se Narini të largohet, Kemali vjen në shtëpi. Ai e dëgjon në një telefonatë me Rejhanin, duke i thënë se është shumë entuziaste që po fillon një jetë të re dhe ndihet mëse gati për këtë rrugëtim të ri jetësor.

Kemali e dëgjon, por nuk i përzihet aspak. Ai e vështron në heshtje, ndërsa Narini pàndeh se ai është ende në kompani dhe mes lòtësh, merr valixhen e largohet. Kemali e shikon duke u futur në taksi por sërish nuk reagon, vetëm e ndjek me sy. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Xhavidana, e cila i flet Sunës që t’a dëgjojë Emiri. Gjòja se nuk e shikon që Emiri ndodhet aty, Xhavidana nis t’i thotë se ajo duhet t’a dëgjojë gjithmonë fjalën e vëllait të saj. Edhe ato fjalë, ndikojnë tek Emiri.

Por, të nesërmen në mëngjes, kur Rejhani me Gylsymin kthehen në shtëpi me shumë blerje, Xhavidana i pret si mos më kèq. Ajo madje ua gòdet me këmbë dhe i flet në mënyrë aq ofénduese, saqë e bën edhe Rejhanin të flasë më ashpèr. Sapo shikon Emirin duke u afruar, Xhavidana ndërron mënyrën e të folurit me Rejhanin por kjo e fundit vazhdon njësoj, gjë që e bën Emirin të mendojë se Rejhani po i tregon mungesë respekti nënës së tij. Ai u shkon pranë dhe tregon vendimin e ri, se nëna e tij nuk do shkojë në fermë.

Biseda mes Emirit dhe Rejhanit vazhdon në dhomën e tyre, ku Rejhani e humbet kontrollin e asaj çfarë po thotë dhe e léndon Emirin duke i thënë se ndoshta ai është penduar që e kanë marrë në shtëpi Gylsymin dhe tani po nxjerr jùstifikime për t’a larguar atë. Rejhani pendohet menjëherë për ato fjalë por tanimë Emiri është larguar. Mbrëmja vjen shumë shpejt dhe Emiri vijon të mos jetë në shtëpi. Rejhani nuk futet dot në dhomë pa të, ndaj e pret në një tjetër vend, ku Emiri i shkon për t’u pajtuar me një dhuratë, që kërkon t’a kenë si kujtim të gríndjes së parë.