Xhavidana ndodhet me vajzën e saj pranë vetes, kur shikon Emirin duke u shkuar pranë. Qëllimisht, ajo ngre zërin e thotë se ajo duhet t’a dëgjojë vëllanë në çdo fjalë, sepse ai do vetëm më të mirën e familjes së tyre. Menjëherë mëngjesin e të nesërmes, Rejhani merr Gylsymin dhe dalin për të psonísur. Në kthim, ato përballen me Xhavidanën që thuajse plàs nga inàti që ato po shpenzojnë paratë e familjes së tyre. Ajo i pret si mos më kèq, me fjalët më të ashprà e oféndimet më të rénda, derisa e détyron edhe Rejhanin që t’ia tregojë vendin.
Pasi e shikon Emirin duke u afruar, Xhavidana ndërron të folur me Rejhanin por tanimë Rejhani nuk ndalon me përgjigjet e saj kúndrejt Xhavidanës. Emiri mendon se nënës së tij po i bëhet pádrejtësi ndaj ndërron mendim dhe thotë se nuk do shkojë në fermë. Kështu, Xhavidana e arrin qëllimin që kishte që në fillim, si me anullimin e planit për në fermë, si me gríndjen që shkakton mes të rinjve, Rejhanit dhe Emirit. Rejhani e léndon shumë atë, duke i thënë se mendon që ai është penduar që e kanë marrë Gylsymin në shtëpi.
Sipas Rejhanit, ai po përdor jùstifikime për t’a zènë gàbim Gylsymin. Ato fjalë e léndojnë aq shumë Emirin, saqë ai largohet nga shtëpia. Por nuk qëndron shumë gjatë i zemërùar. Ai kthehet në shtëpi me një dhuratë për Rejhanin, duke u pajtuar e duke i treguar se atë dhuratë do e mbajnë si kujtim të gríndjes së tyre të parë. Gjatë kohës që Emiri po tregon një romanticitet të tillë, motra e tij Suna ndodhet buzë detit, duke marrë ajër të pastër. Patéricat i bien në tokë dhe ajo tenton t’i marrë por gjen belànë nga dy të panjohur që ia marrin e tállen me të.
Rastësisht, Taxhi i shikon dhe u shkon pranë, duke u përlèshur fizikisht, për t’a mbrojtur Sunën. Duke marrë shkas nga ai takim, ato ulen për të biseduar próblemet mes tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, i cili e dëgjon Narinin në një telefonatë me Rejhanin ku i thotë se është shumë entuziaste dhe gadi për një jetë të re. Kemali qëndron fare në heshtje dhe ashtu në heshtje, duke menduar Narini që ai ende është në kompani, ajo largohet me një taksi dhe Kemali nuk bën asgjë për t’a ndaluar.