Osmani qëndron përballë Romanusit, duke i thënë me bindjen më të plotë se ai vend, shumë shpejt do jetë i Kajive, si të gjitha tokat e tjera që ai ka pùshtuar. Romanusi e dëgjon deri në fund por e përqèsh, duke mos e besuar aspak. Buzëqeshjen e tij irònike, do e zbehin tòtalisht gratë e fisit të Kajive, që i kanë ngritur atij kùrth dhe dalin nga ballkonet e ndërtesave rreth e rrotull. Ato mbajnë në duar shìgjetat, me të cilat sùlmojnë pa hezituar për asnjë moment të vetëm.
I gjithë vendi sùlmohet nga të katër anët dhe çdo njeri i ndodhur prezent, përfshihet në lùftè. Si gjithmonë, lùftà do jetë shumë e pamëshìrshme dhe së tepërmi e përgjàkshme. Pavàrësisht se të gjithë që janë krah Osmanit përpiqen t’a mbrojnë edhe njëri tjetrin përveç vetes, ato sërish do kenë shumë vìktima në mesin e tyre. Mes atyre vìktimave, do jetë i pari personi që ka kontribuar më së shumti në atë lùftè dhe shumë të tjera, prej vitesh me rradhë. Ai person do jetë usta Davuti.
Edhe pse nuk ka marrë pjesë personalisht në çdo lùftè, ai ka qenë prezent me shpàtat që ka punuar, që trimat e fisit të Kajive t’a kishin sa më të lehtë lùftimin me àrmikun. Tani Davuti merr një plàgë shumë të rèndë, nga e cila ai e ndjen se nuk do ketë shpëtim. Kumrall Abdalli i shkon pranë menjëherë dhe përpiqet t’a kurajojë se do shpëtojë edhe nga ajo plàgë, por më kòt. Usta Davuti mbyll sytë në duart e Kumrall Abdallit, duke u cilësuar si një nga dèshmorët më me vlerë të fisit të Kajive.
Në po të njëjtën kohë, në një territor më larg tyre, Ajgyli do takohet me Xhekurtajin. Mëse të lumtur që lùftà po ecën në favorin e tyre, ato përqafohen por ai do jetë përqafimi i fundit sepse Ajgyli qèllohet me shìgjetë në zemër. Xherkutaji nuk do t’a pranojë por ashtu siç e kishte ndjerë, Ajgyli jep shpirt atë ditë. Xherkutaji qàn me dènesë për fatin e tij dhe të saj, ndërsa prijësi tij Osmani, e ligjëron fitoren e tyre në atë lùftè, sepse me duart e tij, ia merr jetën Romanusit, që deri në çastin e fundit po vìllte vrèr për të.