Akifi qëndron përballë Kadirit, duke i shpjeguar se e kupton gjendjen e tij, sepse nuk vjen nga ndonjë familje e pasur por pasurinë që ka, e ka fituar vetë, duke punuar pa ndalim. Për t’a zbutur situatën mes tyre, Akifi i ofron vend pune në kompaninë e tij por Kadiri largohet që aty duke refuzuar. Që aty, Kadiri shkon me nxitim tek motrat dhe vëllezërit e tij, sepse ato e kanë dërguar Emelin në spìtal.
Tèmperatura e ka çuar Emelin deri në rënien pà ndjenja në tokë dhe tani, në spìtal pas ekzaminimit, dòktoresha u kërkon me patjetër ushqime të shëndetshme dhe ngrohje maksimale për të voglën. Kadiri i trìshtuar dhe duke e ndjerë veten shumë përgjègjës, kthehet për në punë pasi i shoqëron ato në shtëpi. Sapo mbërrin në vendin e punës, ai jùstifikohet për vonesën duke treguar arsyen që ka patur, por prònari i punës nuk e beson dhe e dëbòn nga puna.
Kur kthehet në shtëpi, Kadirin e merr veçmas fqìnja tyre, Sabaheta. Me shumë kèqardhje dhe me sytë e mbushur me lòt, ajo i thekson se situata e Emelit është shumë serioze dhe mungesa ekstrème e kushteve bazë, mund t’i rrezìkojë asaj jetën, prandaj, deri në momentin që ai të ketë siguruar një strehë më të mirë për to, Emelin duhet t’a lërë në shtëpinë e fëmijëve jetìmë, në shtèt. Kadiri i brèngosur, nuk është aspak në dijeni të një zarfi plot e përplot me para, që i është dòrëzuar Shengylit, për katër fëmijët jetìmë.
Ato para i ka sjellë Suzana, për të pastruar ndërgjegjen e saj por Shengyli nuk ia dòrëzon fëmijëve, me idenë se Kadiri do ia kthejë mbrapsht Suzanës, siç bëri me paratë e Akifit. Atë natë, një shi i rrèmbyèshëm do i zgjojë fëmijët nga gjumi sepse shiu futet brenda në kotecin që ato përdorin si shtëpi. Mëngjesin e ditës tjetër, Kadiri e merr Emelin dhe pa i thënë njeriu, e dërgon atë në shtëpinë e fëmijëve jetìmë. Kadiri e lë me lòt në sy por Emeli vrapon pas tij duke e thërritur e duke i kërkuar të mos e lërë, prandaj ai rikthehet me përqafim të madh e duke i kërkuar falje për gàbimin që bëri.