Vajza në dritare/ Nalani merr një letër anonìme

Xhana vijon darkimin fare e qetë në shtëpinë e Sedatit, ndërsa Selena dhe Gylxhihana që ka përballë vetes, tènsionohen nga frìka se mos Ferideja e kupton që Xhana nuk e ka abòrtuar fëmijën. Gjatë tërë kohës ato përpiqen t’a fshèhin por Ferideja e kupton se mes tyre ka një tènsion, ndaj nuk e lë punën me aq. Ajo që kërkon të dijë si Ferideja, ashtu dhe Rafeti, është arsyeja përse Sedati e dhùnoi aq shumë Alpin. Xhana jep përgjigje anashkaluese por asnjëri prej tyre nuk e beson. Gjatë asaj kohe, Nalani nuk ndodhet në shtëpi.

Ajo del jashtë në natyrë, ku do i shkojë pranë edhe Hajriu. Ato qëndrojnë në qetësi, hanë sëbashku dhe më pas kthehen në shtëpi. Kur Nalani kthehet në shtëpi, ajo shkon pranë Rafetit për t’a pyetur se si është ai por Rafeti nuk është në gjendje të flasë me njeri, pasi mendja e tij është e ngarkuar jo vetëm me Sedatin por edhe me çështjen e Gylxhihanës dhe Xhavitit. Nalani largohet shpejt prej tij por Rafeti nuk qëndron dot në qetësi, sepse merr një telefonatë të paprìtur nga Sedati që vijon të jetë në bùrg.

Mes lòtësh dhe përgjèrimesh, Sedati i kërkon babait të tij që t’a nxjerrë që aty sepse nuk i duron më tòrturat që po i bëjnë. Rafeti e dëgjon deri në fund, por nuk i përgjigjet fare. Ai ia mbyll telefonatë dhe Sedati çmèndet ende më shumë, derisa në mëngjesin e të nesërmes, ai surprizohet pafund kur shikon se Rafeti i ka shkuar për vizitë. Para se Sedati të ankòhet për se sa po vùan aty brenda, Rafeti flet i pari. Ai pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë se për çfarë po tentonte t’ia mbyllte gojën Alpit aq sa e dhùnoi në atë formë mizòre.

Sedati i trèmbur, mohon çdo gjë. Ai përpiqet të japë përgjigje të sàjuara por Rafeti nuk e beson në asnjërën prej fjalëve të tij dhe ashtu largohet sërish. Gjatë asaj kohe, në shtëpi, Nalani është zgjuar me një letër në kokën e shtratit, ku dikush në formë anònime i shkruan se e di çfarë ka bërë ajo dhe i kërkon të ulet me këmbë në tokë. Nalani e panìkosur, përfshihet nga të bërtìturat në shtëpi, sepse Muzo ka rènë pa ndjenja në dhomën e tij dhe dera është e kyçur me çelës. Shpëtimi tyre për hapjen e derës, do jetë sërish Hajriu.