Vajza në dritare/ Nalani frìkësohet nga kërcènimi që merr

Darkimi me Xhanën në tavolinë, përfshin në pànik vetëm Selenën me Gylxhihanën që kanë shumë frìkë se mos Rafeti me Feridenë e mësojnë të vërtetën, se Xhana është ende shtatzènë, me fëmijën nga Sedati. Xhana nuk qëndron gjatë në atë darkim sepse Selena gjen mënyrën për t’a shoqëruar jashtë, por ai darkim, do të thotë shumë për Feridenë që e vëren tènsionin mes tyre. Ndërsa Nalani, nuk ndodhet fare në shtëpi. Ajo ka dalë për ajër të pastër në natyrë, ku i ka shkuar nga pas edhe Hajriu, me ushqim me vete për të.

Të dy qëndrojnë në heshtje për aq minuta sa janë pranë njëri tjetrit, më pas Nalani kthehet në shtëpi. Ajo tenton të flasë me Rafetin për t’ia lehtësuar atij gjendjen, por Rafeti preferon të jetë i vetëm në zyrë. Qetësinë e tij absolute, do e prìshë një telefonatë nga Sedati, që ka marrë telefonin e një pòlìci për t’i thënë atij se nuk duron dot më gjatë aty brenda dhe mes lòtësh, i përgjèrohet atij që t’a nxjerrë që aty. Rafeti e mbyl telefonatën, pa iu përgjigjur fare. Megjithatë, nuk e lë në harresë djalin e tij.

Mëngjesin e ditës tjetër, Rafeti i shkon për vizitë, gjë që Sedatin e mbush me shpresa. Por, para se Sedati të flasë, flet i pari Rafeti, i cili vetëm pyet se për çfarë po tentonte t’ia mbyllte gojën Alpit, që e dhùnoi në një mënyrë aq brùtale. I zènë ngushtë, Sedati thotë gènjeshtër pas gènjeshtre por kësaj rradhe, asnjë prej gènjeshtrave të tij nuk arrin t’a bindë Rafetin, që ashtu siç bëri në telefonatë, edhe që aty largohet në heshtje, pa thënë asgjë. Ndërkohë, djali i tij tjetër, Muzon, atë mëngjes pèson një alìvanosje.

Rënia e tij në tokë, pa ndjenja, do shkaktojë një zhurmë mjaftueshëm të madhe sa për t’u dëgjuar në të gjithë shtëpinë por ato nuk futen dot brenda, për shkak të derës që është e kyçur me çelës. Vetëm Hajriu do e shpèrthejë derën duke e përplàsur me fizikun e tij, që të ndërhyjnë tek Muzo për t’a ndihmuar. Ndërsa Nalani, atë mëngjes përplàset me një kèrcènim shumë të frìkshëm. Sapo hap sytë, në tavolinën e dhomës së saj, ajo lexon një letër anònime ku dikush i shkruan se e di çfarë ka bërë dhe se ajo duhet të kthehet nga ajo rrugë ku është futur.