Akifi shkon në shtëpi, me planin e qartë që ka bërë bashkë me Suzanën. Sipas atij plani, ai do hìqet si i mërzìtur, gjòja se i ka blerë asaj për dhuratë një palë vëthë por i ka humbur njëri prej tyre. Nebahati e beson gjithë historinë e vëthit që ai mban në duar, që është nga e njëjta palë që ajo mban si provë të tràdhtisë së tij. Edhe një herë më shumë, Akifi e kalon situatën me të, duke ia hèdhur paq. Ndërsa në anën tjetër ndodhet familja e fëmijëve jetìmë, që përballen me një surprizë të madhe.
Xhaxhai i tyre Orhani, ka marrë kredi për t’ua kthyer fëmijëve kotecin në shtëpi më të banueshme. Fëmijët gëzohen së tepërmi dhe janë shumë mirënjohës, ndryshe nga Shengyli, e cila nevrìkoset shumë nga ai veprim, sepse thekson vazhdimisht që ato me vështìrësi po rrisin dy fëmijë dhe aq më e vështìrë është të rrisësh gjashtë. Por, gëzimit të tyre do i bëhet pèngesë edhe prònari i shtëpisë së Orhanit. Ai i akùzon se ia kanë shfrytëzuar tokën duke bërë shtëpi mbi kotec dhe për këtë duhet të paguajnë qera.
Dètyrimisht, ato bien dakord për një qera modeste dhe me aq, prònari largohet. Nga ai ambjent, Omeri me Ogullxhanin largohen për të gjetur një rrugë për paratë që i dètyrohen Dorukut dhe për hir të atyre parave, ato pranojnë edhe t’i futen një rruge jo të pastër. Megjithatë, pròblemet e tyre nuk kanë fare të sòsur, edhe kur rikthehen në shkollë. Përveç Omerit dhe Ogulxhanit, ngàcmime marrin të gjithë, përfshirë edhe vajzat. Ndryshe prej tyre, Kadiri pëlqehet shumë.
Një prej tyre, Suseni, vë bàst me shoqet e saj se mund ta bëjë për vete Kadirin menjëherë që ai t’a ftojë të dalin për takim por Suseni nuk ia del, as kur i ofron atij para për t’i propozuar asaj para shoqeve. Motra e Kadirit, Asija, në ato momente ndodhet me Dorukun, për shkak të një detyre që mësuesi në klasë u dha. Mes të tjerash, Doruku përmend faktin që e ka të ardhmen të siguruar në kompaninë e babait të tij. Atë gjë që Doruku e thotë me krenari, Asija e shikon si diçka të mèrzitshme, për të cilën i thotë Dorukut se ai asnjëherë nuk do e ndjejë dot krenarinë e të arriturit vetë diçka që do.