Për familjen time/ Nebahati beson gènjeshtrën e Akifit

Xhaxhai zemërbutë i fëmijëve, Orhani, merr një kredi tepër modeste për t’a kthyer kotecin në një shtëpi sado të thjeshtë, por me kushte shumë më të jetueshme sesa gjendja fillestare e atij vendi. Pavàrësisht pòlemikave me Shengylin që nuk mendon se do ia dalin të paguajnë për 6 fëmijë në total, Orhani nuk heq dorë nga amanetet e vëllait të tij të ndjerë. Mirëpo, gëzimin e fëmijëve e të rriturve, do e shùajë pronari i shtëpisë me qera ku Orhani banon me familjen e tij. Në mbrëmje, ai u troket fëmijëve në shtëpi.

Të gjithë njëherazi dalin të bisedojnë me të por ai është shumë i frùstuar, aq sa shprehet se Orhani po e shfrytëzon. Sipas tij, edhe pse koteci është kthyer në shtëpi me paratë e Orhanit, ato duhet t’i paguajnë qera sepse ajo gjë është bërë në tokën e tij. Pasi bien dakord për një qera të vogël, ai largohet. Paralèlisht, një natë e tràzuar do jetë edhe për Nebahatin, edhe pse ajo ende nuk ka shpèrthyer para Akifit për tràdhtinë që beson se ai po bën. Por Akifi i merr të gjitha masat për të dalë nga situata.

Suzana i ka sjellë atij vëthin tjetër të kompletit dhe Akifi hìqet në shtëpi si i brèngosur që i ka humbur njëri prej vëthëve që i ka blerë asaj dhe Nebahati e beson gjithë atë skemë, duke rënë sërish prè e màshtrimeve të tij. Ndërkohë, në një rrugë të pàpastër është edhe djali i tyre, Doruku. Për shkak të bòrxhit që ai i ka caktuar Omerit dhe Ogulxhanit, ato të dy pranojnë të kryejnë punë të pìsta të një fàjdexhiu në lagjen e tyre, fshèhurazi nga Kadiri. Por pròblemet nuk u mbarojnë me aq. Pròblemet u vazhdojnë edhe kur shkojnë në shkollë.

Në shkollë, një detyrë që një prej mësuesëve u jep, do bashkojë Dorukun dhe Asijen dhe teksa ato punojnë për detyrën, Doruku tregon jetën e tij luksoze, gjë për të cilën Asija thotë se është e mèrzitshme dhe pak për të ardhur kèq sepse ai asnjëherë nuk do mund të jetë krenar për veten sepse nuk do arrijë asgjë vetë, do i ketë të gatshme nga babai. Në ato momente, Suseni, një nga shoqet e klasës, vë bàst me shoqet e tjera se mund t’a bëjë për vete Kadirin por sado që i vàrdiset, ai nuk pranon të dalë me të, edhe pse ajo i ofron para.