Me të mbërritur në shtëpi, Ajbykeja ankòhet shumë për mënyrën si i trajtuan dhe për faktin që e përgènjeshtruan deklaratën e saj, sepse thekson që ato të dy, Akifi dhe Suzana, po putheshin. Kadiri e mbyll atë bisedë duke rikujtuar se atyre nuk u duhet aspak se çfarë bëjnë të tjerët si dhe kërkon që të mos i tregojnë Orhanit dhe Shengylit se çfarë ndodhi atë natë. Përtej asaj ngjarjeje, Kadiri është i fokusuar tek arsyeja përse nisi i gjithë shérri. Ai, nga Omeri dhe Ogulxhani, mëson detajet e marrëveshjes së tyre me usta Mehmetin.
Pasi i mëson të gjitha detajisht, Kadiri kërkon në mënyrë të prèrë që ato të mos kalojnë më nga servisi tij dhe se nga ai moment e tutje, do merret ai me të. Në anën tjetër, ndodhen familjet e të akùzuarve. Nebahati as që e dyshòn që Ajbykeja e sájoi gjithë gjënë ndërsa Kenani, e dyshòn. Nga ato dyshìme dhe nga vëthët që nuk i hiqen nga mendja, ai vendos të kontrollojë kasafòrtën por nuk i gjen aty. Kenani pyet Suzanën se ku i ka lënë ato vëthë, ndërsa Suzana shkujdesshëm thotë se nuk i mban mend ku i ka vendosur herën e fundit.
Kenani nuk e beson aspak përgjigjen e saj si dhe i thekson se ato kanë kushtuar plot 10 mijë dollarë dhe nuk harrohen lehtë. Ai arrin t’a pyesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë Suzanën nëse mes saj dhe Akifit ka diçka por Suzana e mohon prèrazi dhe kërkon të mos i oféndohet më aq réndë morali. Megjithatë, Kenani nuk e lë me aq. Ai i kujton Suzanës se kur ka qenë ende vajzë, as e fejuar dhe as e martuar, ajo ka ngelur shtatzènë dhe e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që ka qenë djalë.
Atë fëmijë ia kanë marrë prindërit dhe asnjëherë më ajo nuk ka dëgjuar për të, se çfarë është bërë me të. Me atë kujtim të hídhur që Kenani i kujtoi, Suzana e mbyll bisedën. Mirëpo ajo bisedë do vazhdohet për të bijën të nesërmen në shkollë, kur të gjithë e shikojnë duke i drejtuar gishtin ndërsa ajo u hàkërrehet një më një, të gjithëve që e ngàcmojnë. Sakaq, hàkmarrja për deklaratën e Ajbykesë, do jetë shumë e hídhur. Nebahati, për shkak të deklaratës që e mendon të jetë shpífje, ua heq të gjithë fëmijëve bursën dhe Orhanin e hèq nga puna.