Për familjen time/ Akifi urdhëron përjàshtimin e fëmijëve nga shkolla

Kadiri mëson nga Omeri dhe Ogulxhani çdo detaj lidhur me ustanë të quajtur Mehmet, i cili i ka futur ato në punë të pákëndshme. Me bindje të plotë, Kadiri thotë se nga ai moment e tutje, ka vetëm ai punë me Mehmetin, ato nuk duhet të duken më pranë servisit të tij. Ndërkohë, fëmijët diskutojnë edhe temën më të rëndësishme të asaj nate; deklaratën e Ajbykesë. Kjo e fundit, betohet se nuk po génjente, se ato po putheshin me të vërtetë, por të gjithë i kërkojnë që t’a lërë me aq atë çështje, sepse është shumë delikate.

Atë natë, e akùzuara për trádhti, Suzana, merret në pyetje nga bashkëshorti saj Kenani. Fillimisht ai kontrollon kasafòrtën për vëthët që i ka blerë Suzanës, të cilat ia shikoi të vëna në vesh Nebahatit. Kur nuk i gjen në kasafòrtë, ai pyet Suzanën se ku janë por ajo ngulmon se nuk e di ku i ka harruar, gjë që Kenani e ka të véshtirë t’a besojë, duke i theksuar se ato kanë kushtuar 10 mijë dollarë dhe nuk mund të harrohen kudo. Kenani arrin t’a pyesë Suzanën në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse mes saj dhe Akifit ka gjë, por ajo e mohon prérazi.

Kenani i kujton Suzanës se ajo ka bërë gàbime të mëdha edhe vite më përpara dhe me këtë nënkupton fëmijën që ajo ka sjellë në jetë duke mos qenë as e fejuar dhe as e martuar. Suzana përgjigjet duke thënë se ka qenë shumë e re dhe e mbyll me aq bisedën. Por, Akifi nuk e lë atë të qetë. Ai e telefonon pa ndalim, ndërsa Suzana i kërkon në mënyrë urdhërore që ai të mos e shqètësojë më sepse nuk do të ketë punë me të. Çështja e tyre, rrëfimi i Ajbykesë, ka marrë dhenë shumë shpejt.

Në festën e Melisës kanë qenë shumë nga shoqëria e shkollës, të cilët tani e shikojnë ndryshe Harikanë dhe ato që e kanë pasur një kónflikt të hapur me të, e përtàllin. Ajo deklaratë e Ajbykesë, edhe pse nuk është shpífje, do sjellë dënìme të mëdha për të, fëmijët e tjerë dhe jo vetëm. Akifi jep urdhër të prèrë në shkollë që fëmijëve t’u hiqet bursa, të përjàshtohen menjëherë dhe për të shkëputur çdo lidhje me to, ai padrèjtësisht heq edhe babanë e Ajbykesë nga puna, sanítarin e quajtur Orhan.