Xhana vazhdon të mbahet në qilarin e shtëpisë së Feridesë, ku kjo e fundit i shkon pranë për t’u siguruar se Xhana po qëndron e lìdhur, pa asnjë mundësi që të lëvizë. Ferideja e gjen ashtu, në të njëjtin pozicion, të lìdhur dhe shumë të frìkësuar, aq sa sytë nuk i pushojnë së lòtuari. Përballë saj, Ferideja mban një fjalim me të gjitha lìgësitë që ajo dhe Sedati kanë bërë kùndrejt Nalanit dhe se sa meritojnë të dënòhen. Xhana i pranon të gjitha, i betohet se mendon që ka të drejtë ama sërish i përgjèrohet që t’a falë edhe kësaj rradhe.
Ferideja në mënyrë të prèrë, i sqaron se shansi i saj i fundit është ky. Gjatë asaj kohe, fëmijët e Xhanës po qëndrojnë nèn kujdesin e Gylxhihanës, e cila i ushqen e më pas i shoqëron për të fjetur. Pasi i përfundon detyrat ndaj tyre, ajo ulet të bisedojë me Xhavitin por në derë troket Rafeti. Ai shkon deri aty vetëm për t’a pòshtëruar Gylxhihanën për shtatzëninë e Xhanës që e ka fshèhur nga ai, por Gylxhihana nuk i pranon ato fjalë. Për herë të parë, ajo ngre zërin kùndrejt tij dhe këtë e bën në prezencë të Xhavitit.
Gylxhihana me gojën plot dhe sytë e mbushur me lòt, i kujton Rafetit se e vetmja gjë që ai ka përcjellë tek familja tij, është frìka. Të gjithë kanë qenë gjithmonë të frìkësuar nga ai dhe kanë tentuar maksimalisht që t’ia fshìhnin të gjitha, sepse nuk e dinin se si mund të reagonte për situata të ndryshme. Duke i thënë “tùrp ju qoftë”, Rafeti largohet. Sakaq, koha kalon dhe Xhana vijon të mbetet në duart e Feridesë, pa pasur askush dijeni për diçka të tillë. Ferideja telefonon Nalanin pas një dite të tërë që është zhdùkur pa gjurmë dhe i thotë se do qëndrojë në shtëpi.
Nalani frìkësohet se mos diçka ka ndodhur që nëna e saj do të qëndrojë e vetme në vilën ku ato jetonin por Ferideja e bind se vetëm e ka marrë malli për pak qetësi. Ndërkohë, në shtëpinë ku ndodhet Nalani, vjen Rafeti. Pa e dëgjuar Nalani, ai krìtikon ashpèr fëmijët e tij dhe betohet se ai fëmijë që pritet të vijë në jetë, nuk do e marrë kurrë mbiemrin Korollu. Gjatë kohës që ai flet, një prej fëmijëve të tij nuk ndodhet në shtëpi. Ai fëmijë është Muzo, i cili po darkon me këngëtaren Lejla, ku kjo e fundit, tregon hapurazi se e ka kuptuar që ai është i dashuruar me Nalanin dhe në heshtje, Muzo e pranon.