Asija bindet se mund të dalë në skenë dhe për t’a stimuluar në atë moment, Doruku e merr për dore dhe ashtu dalin sëbashku në skenë. Atë moment e shikon i gjithë kolegji “Ataman”, mes të cilëve ndodhet edhe Harika që xhìndoset nga ai gjest i Dorukut. Kompeticioni përfundon me fitoren e Dorukut dhe Asijes, të cilët rikthehen në Stàmboll me autobuz. Rruga është shumë e gjatë dhe në shtëpi, Asija mbërrin vetëm në mëngjes herët, pasi ka zbardhur dita. Ajo nxiton për tek vëllezërit dhe motra por asnjë prej tyre nuk përgjigjen.
Asija i thërret, i prek për t’i zgjuar nga gjumi por asnjëri nuk reagon. Të gjithë janë pa ndjenja, për shkak të tymit të sobës së zjàrrit, që ua ka mbushur mushkëritë. E pànikosur dhe mes lòtësh, Asija thërret ambùlancën për secilin prej tyre dhe për fat, Kadiri hap sytë i pari. Ende pa e marrë veten mirë, ai nxiton për tek Omeri dhe Emeli por fati është në anën e tyre dhe të tre zgjohen pa pasur nevojë që të shkojnë në spìtal. Për gjithçka që ndodhi, xhaxhai i tyre Orhani e ndjen veten fàjtor.
Ai fàjëson veten për gjithçka që ndodhi dhe për t’u siguruar se nuk do përsëritet ajo ngjarje e frìkshme, ai u sjell ngrohje me energji elèktrike, gjë për të cilën Shengyli nuk është fare dakord, duke paralàjmëruar se nuk do e përballojnë dot faturën e energjisë elèktrike. Edhe pse ankòhet për faturën e energjisë elèktrike, ajo bie në kùndërshtim me veten, pasi në shtëpi vijnë shumë porosi mobiliesh të reja që ajo ka bërë. Shengyli i ka bërë në shpresë të divòrcit të Nebahatit nga i cili Nebahati i premtoi se do përfitonte, por diçka të tillë nuk ia thotë dot Orhanit.
Në momentet që ato po zìhen për mobiliet e pamenduara që Shengyli solli në shtëpi, Nebahati për vete ndodhet në spìtal, sëbashku me fëmijët, Suzanën dhe Harikën. Në një çast kur ndodhen vetëm Suzana me Nebahatin, kjo e fundit rrëfen se i ka treguar Kenanit për tràdhtinë dhe ka shkaktuar aksìdentimin e tyre si rrjedhojë. Suzana, pavàrësisht shòkimit që përjeton, nuk nis dot një dèbat për shkak të fëmijëve që po vijnë. Dòktoresha gjithashtu u shkon pranë dhe u tregon me kèqardhje se Kenani humbi jetën në operim, ndërsa Akifi ia ka hèdhur me pak.