Darkimi që Oja organizon për Rejhanin dhe Emirin, do sjellë në temë edhe Kemalin me Narinin. Ajo kërkon që edhe për to të bëhet një organizim i tillë sepse të gjithë e kanë humbur veçorinë e martesës së tyre, por Kemali e shikon si shumë të tepërt. Ashtu siç janë, ato fotografohen sëbashku dhe më pas pyesin për Sunën, për të cilën përgjigjet Kemali. Ai është i dètyruar nga mbesa tij që të gènjejë, ndaj thotë se ajo kishte sèanca në klìnikë që nuk i linte dot, dhe të gjithë e besojnë.
Teksa Kemali e jùstifikon, Suna shikon Taxhin se si mundohet për të dhe i sjell patèrica që ajo të përparojë më shumë duke ecur me to dhe jo duke qëndruar në një kàrrige me rrota. Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e Emirit është vënë edhe muzikë që çiftet të kërcejnë por Xhavidana që kërkon t’a prìshë me patjetër atmosferën, e urdhëron Nigarin me sy që ajo dhe Seferi të ulen. Shehrija e kupton, ndaj i merr me patjetër të rinjtë që të kërcejnë dhe Xhavidana nuk reagon dot më tepër.
Në përfundim të asaj mbrëmjeje, Emiri dhe Rejhani rikthehen sëbashku në dhomën e tyre, pas një kohe shumë të gjatë që kanë qëndruar të ndarë. Po atë natë, edhe Kemali do kërkojë të kthehet në dhomën ku fle me Narinin. Ai thotë se i mungon ajo dhomë dhe nuk do të qëndrojë më në tjetrën, por edhe Narini nuk e kùndërshton. Mëngjesin e ditës tjetër, avòkati i çështjes së kùjdestarisë së Masallit, do e shùajë buzëqeshjen në fytyrën e Narinit, me làjmin që ai do sjellë për ecurinë e ngjarjes.
Pavàrësisht se e gëzon duke i thënë se Kemali ka çdo kriter për t’a fituar kùjdestarinë e të bijës, ai e mèrzit duke i thënë edhe se nuk do jetë më e nevojshme që ajo dhe Kemali të qëndrojnë të martuar. Paralèlisht, ai mëngjes do shùajë buzëqeshjen e çiftit të sapomartuar, sepse nëna e Emirit, Xhavidana, merr një telefonatë nga klìnika e së bijës, që e lajmëron se Sunën nuk e gjejnë gjëkundi. Në mes të atij pìkëllimi, Xhavidana i hàkërrehet Rejhanit, duke e mbajtur atë si fàjtoren për shtrimin e Sunës në klìnikë dhe tani arràtisjen e saj.