PREMTIMI/ Xhavidana akùzon Rejhanin pas làjmit që merr

Familja e Emirit mblidhet e plotë për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë. Ato bëjnë një foto për t’a pasur në kujtim të asaj dite dhe teksa bëjnë foton, menjëherë pyesin përse Suna nuk u është bashkuar. I dètyruar të gènjejë, Kemali thotë se ajo nuk ka dashur t’a lërë pas dore teràpinë, ndaj nuk u është bashkuar dot, por u ka dërguar një video përshëndetëse të gjithëve, veçanërisht çiftit të sapomartuar, Emirit dhe Rejhanit. Ajo u uron më të mirat dhe e mbyll videon duke shpresuar të shihen sa më shpejt.

Në mbyllje të videos, Sunës i shkon pranë Taxhi, i cili në mënyrë të paprìtur, i ofron dy pàterica për të ecur me to. Sakaq, në shtëpinë e Emirit fillon muzika dhe çifte-çifte, të gjithë ngrihen për të kërcyer. Xhavidana e urrèn atë atmosferë, prandaj ndalon kërcimin e Nigarit dhe Seferit, duke i parë në sy në mënyrë të ashpèr. Ato nuk e kùndërshtojnë dot, ndaj e lënë, por Shehrija dhe nënë Hatixheja që e vërejnë këtë detaj, i ngrejnë me patjetër për të kërcyer dhe Xhavidana nuk u thotë dot gjë.

Acàrimi i rradhës për Xhavidanën, do vijë sërish nga Oja, sepse Oja është ajo që kërkon të bëjnë një organizim të tillë edhe për Narinin dhe Kemalin, por ato të dy e gjejnë një formë për t’a anashkaluar atë bisedë. Gjatë asaj kohe, në spìtal ndodhet e vetme Xhemreja. Mendja e saj punon tërësisht në gjendje normale, si gjithmonë, por mjèkët dýshojnë se ajo nuk është më siç ka qenë më përpara, sepse këtë u lë Xhemreja të mendojnë, teksa në të njëjtën kohë bën planin e saj të arràtisjes që aty, një moment e më parë.

Sakaq, mëngjesin e ditës tjetër, do bëhet një telefonatë për një arràtisje nga spìtali, por do jetë spìtali Sunës që lajmërojnë për zhdùkjen e saj. Ato lajmërojnë Xhavidanën, që tmèrrohet e tëra dhe menjëherë mban përgjègjëse Rejhanin, si fàjtoren që Suna u rehabilitua në klìnikë si dhe për mungesën e vëmendjes së Emirit ndaj Sunës kësaj rradhe. Ndërkohë, shoqja e saj Narini mëson nga avòkati se çështja e Masallit po ecën më së miri. Ai thotë me gojën plot se kësaj here do arrijnë t’a marrin kùjdesarinë dhe nuk do jetë më nevoja për martesën e tyre.