Kemali kërkon nga nipi e tij Emiri që t’i sugjerojë një restorant shik, ku të mund të shkojë me Narinin atë mbrëmje, ndaj Emiri fillon menjëherë kërkimet. Ndërkohë Kemali i shkon pranë Narinit, për t’i thënë të bëhet gati për në mbrëmje. Narini e tènsionuar, nuk di si të përgjigjet por vetëm aprovon me kokë. Vendimin e tyre për të ngrënë jashtë, do e urrèjë vetëm Oja, e cila është kundër një martese të vërtetë mes vëllait të saj dhe Narinit. Ajo e di se Kemali ka vendosur t’i propozojë për martesë ndaj kërkon nga vetja që t’a anullojë atë plan.
Fshehurazi nga të gjithë, Oja telefonon restorantin dhe e anullon rezervimin e Kemalit. Pas atij hapi që hedh, ajo shkruan në një letër një adresë të gabuar, me shpresën që Narini do e marrë atë letër dhe atë adresë si të mirëqenë. Për këtë, Oja përdor Shehrijen. Ajo ia dorëzon letrën, kërkon që t’ia japë Narinit dhe t’i thotë se ia ka lënë Kemali. I gjithë plani shkon siç Oja donte dhe Narini mbërrin me taksi në një vend të panjohur e të pabanuar. Ajo telefonon Kemalin dhe i tregon se ka humbur, ndaj ka nevojë që t’a marrë sa më shpejt që aty.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila merr surprizën e rradhës nga Emiri. Në një moment fare të papritur, ajo futet në dhomë dhe shikon se gjithandej, Emiri e ka zbukuruar me petale trëndafilash. Rejhani e përqafon dhe e falenderon shumë, por ajo lumturi do i ndërpritet nga një dhìmbje e fortë në bark. Që të mos e panìkosë Emirin, ajo e përmban veten dhe shkon në tualet me justifkimin se gjoja po i trazohet dhe ka nevojë të vjellë. Pasi merr veten dhe del nga tualeti, ajo e shikon Emirin shumë të shqetësuar.
Megjithatë, arrin t’a bindë se ajo mund të qëndrojë e vetme, ndaj ai duhet të vazhdojë punën në kompani. Para se të largohet nga shtëpia, Emiri ia lë amanet Melikesë që t’a kontrollojë shpesh Rejhanin. Zejnebi gjithashtu i shkon shpesh pranë dhe vëren se Rejhani nuk është mirë, por të gjithë pandehin se është normale ajo gjendje në fillimin e shtatzënisë. Me aq kalon, ndërsa në mbrëmje, vendosin t’a surprizojnë me video-urimet që kanë përgatitur me rastin e shtatzënisë së saj.