AMANETI/ Nana i rrëfen Jamanit të vërtetën nëpërmjet një letre

Feriti lèndohet shumë nga mosbesimi i Aishes ndaj dhe i betohet asaj se do e vërtetojë që Arda nuk është fëmija i tij, ndonëse tani do donte që një fëmijë aq i pastër të mos mbetej në mes të asgjësë por të ishte fëmija i tij. Për t’a vërtetuar, Feriti shkon edhe njëherë pranë Gylshahut por ajo nuk flet asgjë. Pas Feritit, Aisheja shkon fshehurazi në spital dhe ndërmjet derës së hapur të dhomës, ajo dëgjon Gylshahun në një bisedë telefonike ku pranon se Arda nuk është i Feritit por i Xhemil Gyndyzit.

Pa humbur kohë, Aisheja e gjen atë person dhe e sjell në kòmisariat, para Feritit, ku të dy mësojnë njëherazi se Xhemili është zhdukur nga jeta tyre pasi nuk e pranon dot që Gylshahu po vdès. Feriti e ngushëllon, i qëndron pranë dhe e bind se sado të vështirë që do e ketë humbjen e Gylshahut, ai nuk mund t’a bràktisë djalin e tij, ndaj po atë ditë, Xhemili rikthehet në spital pranë Gylshahut e Ardës, për të plotësuar portretin familjar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila merr një telefonatë të gëzueshme.

Mjeshtri i telefonit e lajmëron se telefoni saj është rregulluar dhe do i dorëzohet me gjithçka që ka pasur brenda, foto e video. Ajo lumturohet shumë që fundi i Idrisit po vjen dhe drejtësia do zbatohet, por nga ana tjetër trishtohet që misioni i saj mori fund dhe do largohet nga jeta e Jusufit e Jamanit. Për ndjenjën e fajit që ndjen kundrejt tij, ajo merr një vendim me shumë rëndësi; të shkruajë një letër për të, ku brenda asaj letre do rrëfejë gjithçka nga fillimi e deri në fund të qëndrimit të saj në shtëpi.

Pas rrëfimit të detajuar që hedh në letër, ajo fshin lòtët që i rrjedhin instiktivisht dhe për të shfrytëzuar faktin që Jamani nuk ndodhet në zyrën e tij, ajo futet për të lënë letrën, por dikush do e shohë. Ai person është Ajnuri, që me etje të madhe kërkon të mësojë se çfarë po kurdis Nana. Sapo kjo e fundit del nga zyra, Ajnuri futet për të marrë letrën por nuk e merr dot sepse i shkon pranë Adaleti, e cila po e pret për të vazhduar me punët e shtëpisë dhe nuk largohet nga zyra derisa Ajnuri del njëherazi me të që aty.