Dondyja nis të qàjë me dènesë dhe Gylxhihani shqetësohet shumë, ndaj dhe e pyet përse po qan në atë formë. Gylxhihana emocionohet nga përgjigjia e Dondysë, e cila shfaq shumë dashuri duke treguar se po qan nga fríka se mos Gylxhihana ka ndonjë problem shëndetësor. Mes lotësh dhe buzëqeshjes, Gylxhihana i premton se do shkojë gjithçka mirë, se ajo gëzon shëndet të plotë. Gjatë asaj kohe, Nalani zgjohet nga gjumi që ka bërë në dhomën e Muzos, i cili u vetofrua t’ia lironte dhomën dhe për vete ka fjetur në sallon.
Nalani zgjohet, telefonon Hajriun për të lënë takim me të dhe me nxitim përgatitet në dhomën e Sedatit. Sapo del që aty, Nalani i sqaron Hafizesë se i ka dhënë fund martesës me Sedatin dhe i thekson se as Ferideja nuk do pranonte që e bija të qëndronte me një person që ngre dorë kùndrejt saj. Hafizeja bie dakord dhe pranon edhe që të bëjnë çdo përgatitje në heshtje, pa i treguar njeriu se do largohen nga ajo shtëpi. Pas asaj bisede lehtësuese me Hafizenë, Nalani largohet për në takim me Hajriun.
Ajo i tregon edhe atij se martesa ka marrë fund njëherë e mirë, por nuk i tregon që Sedati ngriti dorën ndaj saj, sepse e di që Hajriu nuk do qëndronte dot duarkryq. Sakaq, Sedati nuk e mendon veten aspak gabim. Muzaferi i shkon pranë Sedatit për t’i tërhequr veshin për çfarë po bënte mbrëmjen e shkuar por Sedati nuk është aspak i penduar dhe sqaron njëherë e mirë se nuk do hedhë më asnjë hap për martesën me Nalanin, veçanërisht tani që ka vdèkur Ferideja, të cilës ai i drùhej.
Ai shkon në kompani, në krye të punës që i janë ngarkuar dhe ndonëse shkon shumë i trazuar dhe i përhumbur në mendime, sekretarja e tij Ipeku e bën të ndihet shumë i veçantë me komplimente dhe detaje që ka vënë re tek ai. Paralelisht, në shtëpi, Metini shkon sërish të takojë Nalanin, me idenë se ajo i ka lexuar letrat dhe kërkon të ballafaqohet me të por Hafizeja i del përpara dhe e ndalon. Rafeti i shikon nga larg duke debatuar me zë të lartë dhe mimika të ashpra por kur u shkon pranë, Hafizeja e modifikon situatën që ai të mos dyshojë gjë.