Vajza në dritare/ Nalani vendos të largohet nga shtëpia e Sedatit

Muzo zgjohet në mëngjes në sallon, sepse dhomën e tij ia ka liruar Nalanit, që ajo të mos përjetojë sikletin e përballjes me Sedatin. Sapo zgjohet, ai i shkon pranë Sedatit për t’i folur për marrëzinë e mbrëmjes së kaluar por Sedati nuk duket aspak i penduar. Ai thotë se është lodhur nga përpjekjet për t’a bërë atë martesë të funksionojë, ndaj nuk do hedhë më asnjë hap kundrejt saj. Sedati largohet për në punë, por mendja e tij është ende e turbulluar nga gjithçka që ndodhi dhe mërzìnë e shpreh hapurazi.

Atij i shkon pranë Ipeku, sekretarja e tij, e cila i bën komplimente të njëpasnjëshme, aq sa atij i zhdùket totalisht mèrzia dhe madje i thotë edhe asaj se ia ndryshoi totalisht energjinë. Sakaq, në shtëpi, Nalani zgjohet, lë takim me Hajriun për të ngrënë mëngjesin jashtë dhe bisedon në fshehtësi me Hafizenë, të cilës i tregon se ka vendosur të bëjë gadi valixhet e të largohen sëbashku por deri në momentin final nuk do i tregojnë njeriu. Nalani i thekson Hafizesë se as nëna saj nuk do ishte dakord të vazhdonte martesën me dikë që i ka ngrítur dorën.

Hafizeja bie dakord me të dhe i beson në çdo hap, ndaj dhe i premton se do bëhet gadi pa e vënë re njeri. Nalani del nga shtëpia më e qetë se kurrë dhe më e vendosur se asnjëherë më parë. Ajo takohet dhe me Hajriun, të cilit i tregon se ka vendosur të divòrcohet nga Sedati por nuk i tregon arsyen përfundimtare se përse ajo e mori atë vendim, pasi është e bindur se Hajriu nuk do qëndronte duarkryq por do i jepte një mësim të mirë Sedatit. Përtej Sedatit, Nalani ka një problem për të cilin ende nuk është e vetdijshme.

Ai problem është babai i saj biologjik, Metini, i cili tenton të flasë me Nalanin, duke pandehur se ajo i ka lexuar letrat e tij. Ai shkon deri para vilës së Korolluve por para se të afrohet, atë e vëren Hafizeja, i shkon pranë dhe e ndalon. Mes tyre nis dhe një debat, që merr fund vetëm kur u shkon pranë Rafeti, pasi Hafizeja assesi nuk do që Rafeti të mësojë se kush është në të vërtetë Metini. Ndërsa brenda në shtëpi, dikush ka nisur të qàjë me dènesë. Ai person është Dondyja, e cila shqetësohet për shëndetin e Gylxhihanit por kjo e fundit i premton se çdo gjë do shkojë më së miri.