AMANETI/ Jamani zbulon tradhtinë e Nedimit

Idrisi e mbyll telefonatën me Jamanin duke kërkuar nga ai një shumë marramendëse parash dhe menjëherë më pas futet brenda në ndërtesën ku po mbahet pèng Nana. Kjo e fundit, i përgjërohet që të mos hákmerret ndaj Jamanit apo Jusufit sepse ato nuk kanë aspak faj në atë mes. Pavarësisht se çfarë thotë Nana, Idrisi nuk tërhiqet nga plani tij. Për rrèmbìmin e Nanës, është dikush ende më i lènduar se Jamani dhe ai është Nedimi. Ai madje, nevrìkoset me Jamanin, që nuk e la Nanën t’i shpjegohej kur u zbulua kush ishte.

Teksa ndodhet në kërkim të ndonjë gjurme për t’a gjetur Nanën, Nedimi i betohet vetes së tij se çfarëdo gjëje që do gjejë lidhur me Nanën, nuk do ia transmetojë Jamanit, sepse nuk do e lejojë atë të jetë hèroi i situatës që shkaktoi vetë. Mirëpo, Jamani e mëson se ai i ka fshèhur diçka me tentativën për t’u bërë vetë hèro dhe pa diskutuar asnjë fjalë, përvesh mëngët dhe e grùshton. Nedimi i gjàkosur në tokë, i kujton Jamanit se ai ka qenë krahu tij i djathtë, shoku më i ngushtë dhe një sjellje e tillë është e patolerueshme.

Jamani nuk e dëgjon aspak por vazhdon me plane të detajishme për të shpëtuar Nanën nga duart e Idrisit. Me shumë vështirësi, ai arrin t’a marrë Nanën por sapo dalin nga ndërtesa, përpara u del Idrisi dhe pabèsisht, nga pas shpine, e gòdet Kazimi me një mjet të rèndë në dorë, nga i cili Jamani bie në tokë, pa ndjenja. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili është përfshirë vetë në një operacion si i infíltruar. Operacionin do e zbatojë vetëm me Aishen, meqë të dy besojnë në pafajësinë e Esrës.

Gjatë atij operacioni, Aisheja qëndron në gatishmëri në makinë, gati për çdo ndërhyrje dhe me kufje, dëgjon çdo gjë që flitet për t’a pasur situatën nën kontroll. Taktikat që përdor Feriti për t’a zènë Xhansunë dhe màfìan për të cilën ajo punon, do e bëjnë xhelòze Aishen. Çaste më vonë, kur Feriti del para màfìas kryesore që është shënjestruar, Aisheja fríkësohet sepse Feritin e rrethojnë disa burra të àrmàtosur. Ajo rrezìkon veten duke ndërhyrë në operacion por kur mbërrin ajo, Feriti tanimë e ka shpëtuar veten.