AMANETI/ Jamani bie në duart e Idrisit

Aisheja dhe Feriti vendosin të zbatojnë një operacion të shpejtë që e thurin ato, me qëllim vërtetimin e pafàjësisë së Esrës si dhe pràngosjen e màfìas për të cilën po punon Xhansuja, vajza që ia hodhi fajin Esrës. Kështu, Feriti futet si i infíltruar, si punonjës shërbimi pranë Xhansusë, ndërsa Aisheja qëndron në makinë, duke dëgjuar çdo gjë me kufje, që të jetë e gatshme për çdo ndërhyrje të nevojshme në atë operacion. Ndërkohë Feriti, me pak taktika, arrin t’a bëjë Xhansunë për vete.

Aisheja i dëgjon flírtimet e tyre dhe bëhet xhelòze por nuk ndërhyn, derisa Feriti shkon në atë pikë sa del para màfìas që kishin shënjestruar dhe ai e fríkëson me një numër të madh trupròjash të àrmàtosur. Aisheja fríkësohet pafund për jetën e Feritit dhe pa e menduar jetën e saj, futet brenda në vendngjarje por kur futet ajo, Feriti e ka zgjidhur gjithë situatën. Sakaq, në anën tjetër ndodhet e pazgjidhur gràbitja e Nanës nga ana e Idrisit që kërkon nga Jamani plot 10 milion dòllarë për lirimin e saj.

Po aq i angazhuar me shpëtimin e Nanës, është edhe Nedimi, por përveç shqetësimit për Nanën, ai ka edhe irrítim ndaj Jamanit, të cilin e shikon si fajtorin e ngjarjes, duke menduar se po t’a kishte dëgjuar ai Nanën së paku një herë të vetme, ajo nuk do kishte përfunduar në duart e Idrisit. Prandaj, Nedimi vendos të  mos i tregojë Jamanit informacionet e reja që ka marrë mbi Nanën, në mënyrë që të jetë ai hèroi i Nanës dhe jo Jamani. Ky i fundit, mëson drèdhinë e Nedimit dhe reagon shumë ashpèr.

Ai përvesh mëngët dhe e gòdet me grùshte, duke e hedhur në tokë, me fytyrën e gjàkosur, teksa Nedimi i kujton me kèqardhje se ai ka qenë krahu i tij i djathtë dhe shoku më i ngushtë. Jamani vazhdon planin e tij për shpëtimin e Nanës, pa iu përgjigjur fare Nedimit, ndërkohë që Nana i përgjërohet më kot Idrisit që ai t’a lërë të qetë Jamanin dhe Jusufin. Pas shumë planifikimeve, Jamani mbërrin në vendin ku po mbahet Nana dhe e nxjerr nga ndërtesa por pabèsisht, Kazimi e gòdet me një mjet të rèndë dhe Jamani bie në tokë pa ndjenja.