Sedati thërret Bilurën në zyrën e tij, për t’a marrë në pyetje se përse e kanë gënjyer natën e kaluar si edhe për shumë gjëra të tjera në lidhje me Nalanin. Bilura nuk pranon të bëhet spìùne e shoqes edhe pse Sedati e kèrcènon me vendin e punës, përveçse nuk e lejon më që t’a thërrasë thjesht “Sedat” por duhet t’a quajë “zotëri Sedati”. Megjithatë, Bilura nuk i tregon asgjë Nalanit, që të mos e shqetësojë më tepër. Nalani në ato momente, po vazhdon përgatitjet e valixheve në fshehtësi, sëbashku me Hafizenë.
Hafizeja e gëzon pa masë, duke i treguar me shumë ngurrim se Nalani gëzon edhe një shtëpi tjetër për të cilën Ferideja nuk i ka treguar, me idenë se Nalani nuk duhej të divòrcohej duke u mbështetur në faktin që e ka një strehë. Ajo është një hyrje apartamenti që gjithmonë ka qenë e dhënë me qera por prej kohësh, është bosh. Nalani gëzohet shumë dhe e falenderon që nuk ia mbajti të fshehtë por biseda e tyre mbyllet shpejt sepse pranë u shkon Gylxhihana. Ajo tregon se nuk ndihet mirë dhe është e nevojshme të bëjë një vizitë tek doktori.
Gylxhihana gjithashtu thotë se nuk shkon dot e vetme, ndaj do donte t’a kishte Nalanin si shoqëruese, gjë që Nalani pranon t’a bëjë, ndonëse deri të nesërmen, Nalani pretendon të jetë e ikur nga ajo shtëpi. Para se të dalë nga shtëpia për atë ditë, Nalani shikon Dondynë duke qàrë dhe hamendëson që ajo po qàn për shëndetin e Gylxhihanës ndaj i shkon pranë, e ngushëllon me fjalët e duhura dhe i premton se për të, ajo do mbetet gjithmonë pjesë e familjes. Nalani largohet nga Dondyja, për të takuar në oborr Muzon, me të cilin ndan sèkretin e largimit.
Ajo i tregon vetëm atij se do largohen ndërsa Muzo, i cili nuk tenton t’a ndalojë, i premton se sido që të shkojnë gjërat, atë do e ketë krah përherë. Gjatë asaj kohe, në kompani, Leventi paralàjmëron Emirin të ketë shumë kujdes me shpìfjet ndaj Selenës, ndërsa në zyrën tjetër, Sedati lë takim me Ipekun në një nga dhomat e hotelit. Nalani dëgjon rastësisht Selenën me Muzon që po shkojnë të marrin Sedatin nga màrrëzia e rradhës dhe pa u thënë asgjë, u vihet atyre nga pas, ndërkohë që Sedati është futur në dhomë me Ipekun dhe janë zhveshur.