Për familjen time/ Orhanin dhe fëmijët i nxjerrin nga shtëpia

Suzana lumturohet sepse merr një lajmërim pune me pozicion shumë të mirë por kur shkon atje, zhgènjehet, sepse kupton që e kanë pranuar për intervistë vetëm që t’a tallin në fytyrë duke e refuzuar për punë pasi ajo rithotë se nuk e ka shkollën e lartë, ndonëse këtë e ka shkruar edhe në CV-në që ka dorëzuar. Vajzat kokëulur pranojnë se donin vetëm të shihnin gjendjen e mjèruar që e ka kàpluar atë, ndaj Suzana largohet, por nuk heq dorë lehtësisht. Duke lënë krenarinë mënjanë, ajo pranon të punojë edhe si shitëse në dyqan rrobash.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet djali i saj Omeri me gjithë familjen e tij dhe të xhaxhait, duke qëndruar në shtëpinë e këtij të fundit, kur një e papritur i bie si bòmbè mbi kokë. E papritura është vendimi Hilmiut, pronarit të shtëpive të tyre, i cili ka vendosur t’a shesë tokën ku janë dy shtëpitë e tyre, sepse dikush është ofruar t’a blejë për t’a bërë pallat. Shengyli dhe të gjithë i përgjërohen të mos e bëjë por askush përveç djalit të tij nuk e ndalon. Djali i tij, Selimi, e ndalon sepse ka të drejtën ligjore pasi toka është në emrin e tij.

Këtë e bën vetëm për Asijen, të cilës, të nesërmen në mëngjes ia shpreh dashurinë që ka ndaj saj por Asija e refuzon, duke i treguar se është e dashuruar pas Dorukut. Ai tenton t’ia prìshë mendjen duke folur keq për Dorukun por Asija vetëm sa ngulmon më shumë në dashurinë e tyre. I irrìtuar nga refuzimi, Selimi kthehet tek babai i tij dhe i jep leje për t’ia shitur tokën firmës së ndërtimit që do e bëjë pallat. Sakaq, Omeri me Ogulxhanin shikojnë rastësisht Tollgën në një pikë kàrburanti, pasi babai Tollgës u kishte thënë se ai është jashtë vendit.

Fshehurazi, Ogulxhani i shpon njërën rrotë të makinës dhe Tollga mbetet aty. Gjatë asaj kohe, ato lajmërojnë Dorukun dhe me makinën e tij, e rrèmbèjnë Tollgën. I vetmi person që nuk ndodhet aty, është Kadiri. Ky i fundit ka filluar punë edhe si taksist dhe me makinën që i ofrohet, ai shkon të takojë Melisën por Akifi ua ndërpret atë takim dashuror dhe e kthen në një dèbat me vajzën e tij që nuk heq dorë nga Kadiri, pavarësisht ulèrimave dhe urdhërimeve të babait të saj që nuk e do Kadirin vetëm sepse atij ia ka vràrè prindërit.