Për familjen time/ Omeri dhe Doruku rrèmbejnë Tollgën

Omeri, Doruku dhe Ogulxhani largohen nga shtëpia e Tollgës pas diskutimit të shkurtër me babain e tij që nuk e pranon assesi që i biri t’a ketë bërë atë lìgësi me àrmè por njëkohësisht edhe gènjen për vendodhjen e Tollgës, sepse ai është brenda në shtëpi. Ndërkohë, djemtë e tjerë shpërndahen dhe Omeri me Ogulxhanin, do pèsojnë një trònditje kur të gjithë të jenë të mbledhur në shtëpinë e Orhanit të paralìzuar dhe në derë t’u mbijë pronari i shtëpisë, Hilmiu. Për shkak të qerasë së vonuar, ai nuk do i tolerojë më.

Hilmiu lajmëron se do e shesë tokën tek një firmë ndërtimi që do e kthejë atë shtëpi në një pallat. Të rriturit dhe fëmijët trònditen sepse do mbeten mes katër rrugëve, veçanërisht tani që është edhe Orhani i paralìzuar dhe nuk bën dot gjë që t’i ndihmojë. Përgjërimet e tyre nuk do e anullojnë vendimin e Hilmiut por pëlqimi i të birit për Asijen, po. Selimi ndërhyn, i kujton babait të tij se tokën ia ka dhuruar atij dhe pa firmën e tij nuk bën dot gjë, ndaj dhe ai u thotë të gjithëve të rrinë të qetë sepse nuk do i nxjerrin nga shtëpitë e tyre.

Mëngjesin e të nesërmes, para shkollës, Selimi gjen guximin t’i shprehë dashurinë e tij Asijes, e cila jo vetëm që e refuzon por edhe i tregon se zemra e saj është e mbushur me dashuri për Dorukun. Doruku ndihet mëse krenar ndërsa Selimi largohet i irrìtuar, duke i thënë menjëherë babait se është dakord që t’a shesin tokën për t’u bërë pallat. Ndërkohë, familjarët e shkrètë po rropaten për të siguruar para për familjen. Shengyli fillon punë si lavapjatëse ndërsa Kadiri si taksist, por dita e parë për Kadirin nuk do shkojë fare mirë.

Ai shkon të takojë Melisën me taksi dhe rastësisht, i shikon Akifi, i cili ulèret si mos më keq që ato të dy nuk janë ndarë ende. Sakaq, Omeri, Doruku dhe Ogulxhani, shikojnë Tollgën në një pikë kàrburanti, ia shpojnë rrotën e makinës dhe e rrèmbèjnë me makinën e Dorukut. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet Suzana duke kërkuar punë. Ajo lumturohet për pozicionin e mirë ku do fillojë punë por kur shkon atje, mëson se vajzat vetëm po tàllen me të, sepse kanë dashur t’a shohin me sytë e tyre gjendjen e mjèruar të një femre që ka qenë tepër e pasur.