PREMTIMI/ Xhavidana mëson se Emiri e di të vërtetën e Rejhanit dhe Gylsymit

Oja qëndron përballë Narinit, shumë stojike dhe e hekurt. Sado që Narini i përgjërohet të mos dëshmojë se martesa tyre nuk është e vërtetë, ajo ngulmon se do mbrojë Masallin dhe emalin, me çdo kusht. Të gjithë futen në sallë, ndërkohë që Kemali nuk di asgjë se çfarë po bën Oja dhe në një kohë që avokati i gjyshit të Masallit e prezanton Ojën si dëshmitaren e tyre, kundër Kemalit. Ky i fundit shòkohet dhe léndohet pa masë, por e gjitha ka qenë një plan që Oja t’a mbronte me të vërtetë Kemalin dhe Masallin.

Oja dëshmon para gjykàtësit se Narini ka sjellë vetëm lumturi, qetësi dhe paqe në familjen e tyre dhe për Masallin, është nëna që ajo asnjëherë nuk e kishte pranë vetes. Fjalët e Ojës e mallëngjejnë shumë Narinin, e cila përlòtet nga emocionet dhe për më tepër, nga ajo sallë gjykàte dalin me fitoren e kujdestarisë së Masallit, që ishte fillesa e gjithë marrëdhënies mes Kemalit dhe Narinit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet nipi i Kemalit, Emiri. Ai vijon të bisedojë me shokun e tij Zaferin, se sa në hall është për çështjen mes Gylsymit dhe Rejhanit.

Emiri ngulmon se ato duhet t’a dinë se nuk janë motra por edhe se nuk e imagjinon t’ia thotë diçka të tillë Rejhanit, e cila pranoi të bënte dhe bùrg vetëm për hir të Gylsymit, që pandeh t’a ketë motër. Sipas Zaferit, ato të dyja kanë kaluar shumë teste të ndryshme e të vështira, gjë që ato i bën motra, edhe pse nuk kanë lidhje gjaku, ndaj ai test ADN-je nuk do ndryshojë asgjë tek ato dhe Emiri lirisht mund t’ua thotë, së paku Gylsymit. Bisedën e tyre, po e përgjòn edhe Xhavidana.

Xhavidana fríkësohet së tepërmi për jetën e saj, duke qenë e bindur se nëse Gylsymi ballafaqohet me faktin që nuk është motra e Rejhanit, ajo do e zbulojë gjithë planin se si ka nisur që nga fillimi me Xhavidanën. Kjo e fundit, i fríkësohet jo vetëm ndërgjegjes së Gylsymit që ka ndërruar plotësisht por edhe dashurisë së sinqertë që ajo ka për Rejhanin. Që Emiri të mos bisedojë me Gylsymin, Xhavidanën ndonjëherë e ndihmon rastësia dhe ndonjëherë ndërhyrjet e saj të vogla por të shpejta e në kohë.