Vajza në dritare/ Nalani dëgjon një bisedë mes Muzos dhe Selenës

Hafizeja dhe Nalani vazhdojnë përgatitjet në heshtje për largimin e tyre dhe gjatë atyre përgatitjeve, Hafizeja e gëzon së tepërmi Nalanin duke i treguar se ajo e ka një strehë ku të fusë kokën. Kështu, Hafizeja i sqaron se familja e tyre ka pasur edhe një shtëpi të vogël në pallat, të cilën gjithmonë e kanë lënë me qera por vitet e fundit, është bosh. Ferideja nuk i ka treguar kurrë për atë shtëpi që Nalani të mos mbështetej tek ajo shtëpi për t’u ndarë më shpejt nga Sedati, gjë që Nalanin tanimë nuk e çudit aspak. Në atë moment, Gylxhihana troket në derë.

Hafizeja largohet dhe Gylxhihana, vetëm para Nalanit, tregon se nuk ndihet mirë me shëndet dhe se do donte të vizitohej tek një doktor por ngurron të shkojë e vetme, ndaj e kërkon Nalanin si shoqëruese. Edhe pse Nalani pretendon të jetë e larguar nga shtëpia deri të nesërmen, ajo sërish pranon t’a shoqërojë Gylxhihanin. Mirësia e saj do prekë edhe Dondynë, të cilën e gjen duke qàrë nga frìka për shëndetin e Gylxhihanës por Nalani gjen fjalët e duhura për t’i dhënë kurajo dhe ajo e merr veten. Ndërsa Nalanit, i jep kurajo Muzaferi.

Ai mëson për vendimin e saj për t’u larguar menjëherë dhe e mbështet, si dhe i thekson se mbështetje tij do ekzistojë gjithmonë, në mënyrë të pakushtëzuar. Paralelisht, shkaktari i asaj situate, Sedati, po nxjerr mllèfin e tij tek Bilura. Duke qenë punonjëse e asaj kompanie, Sedati e kèrcènon me vendin e punës që ajo të spìùnojë Nalanin, gjë që Bilura nuk e bën, por nuk mjaftohet me aq dhe i heq asaj çdo lloj konfidence me të, duke e detyruar t’a thërrasë “zoti Sedat”, jo thjesht “Sedat” siç ka bërë deri më tani duke e parë si bashkëshortin e shoqes së ngushtë.

Në po atë kompani, po ndodh një tjetër kèrcènim; Leventi po kèrcènon Emirin të bëjë kujdes me fjalët dhe veprimet ndaj Selenës, sepse herën tjetër nuk do tregohet kaq tolerant dhe i mirëkuptueshëm. Në mbrëmje të asaj dite, Nalani dëgjon rastësisht Muzon me Selenën që thonë se duhet t’a kthejnë Sedatin në shtëpi para màrrëzisë së rradhës dhe kështu u vihet nga pas pa e vënë re ato, në një kohë që Sedati e lë veten të lirë para pasionit të përhershëm dhe takohet në hotel me Ipekun, sekretaren e tij.