AMANETI/ Idrisi rrëfen para Jamanit vràsjen e Seherit

Idrisi ndan Jamanin dhe Nanën në dy dhoma të ndryshme, të kyçura dhe ato vetë i mban të lídhur me mjete shumë të forta. Ai shkon njëherë tek njëri dhe njëherë tek tjetri, për t’u tàllur me to, teksa i akùzon se ato ia kanë shkátërruar jetën. Por gjithashtu, Idrisi pranon para Jamanit krímet që ka bërë, jetët që u ka màrrë familjarëve të Jamanit, mes të cilëve thotë se kur e ka vràrè Seherin ka ndjerë kéqardhje që një bukuri e tillë do përfundonte poshtë tokës. Jamani ulèret dhe betohet se do lirohet që aty dhe do hàkmerret për çfarë ka bërë ai.

Sapo Idrisi largohet, Jamani dhe Nana bisedojnë nga dhoma në dhomë, sepse e dëgjojnë njëri tjetrin. Nana kërkon shumë falje që është futur në jetët e tyre ndërsa Jamani thotë se pavarësisht çdo gjëje, është i lumtur që ka hyrë në jetët e tyre. Vetëm pak çaste më vonë, Idrisi aplikon tortùrën për Nanën, vdèkjen e ngadaltë dhe të dhímbshme. Ai e merr ashtu me duar të lidhura, e vendos mbi një copë akulli të madhe që nis të shkrihet nga sekondi në sekond dhe ia rrèthon qafën me një litar.

Atë skenë tortùre, Idrisi do mundësojë që t’a shohë edhe Jamani ndërmjet lidhjes me kamera telefonike. Idrisi nuk e di se gjatë gjithë asaj kohe, Feriti ndodhet në kërkim të tij, të çdo gjurme, sado e vogël që të jetë. Si një pòlic i devotshëm por edhe person me ndërgjegje, Feriti nuk lë pas dore as çështjen e Esrës, pafàjësinë e të cilës arrin t’a vërtetojë. Ajo largohet prej tij me falenderimet më të përzemërta ndërsa Feriti i thekson Aishes se askush nuk duhet të besojë diçka totalisht vetëm sepse e shikon me sy, pasi kurrë nuk i di rrethanat e atij veprimi.

Pas atyre fjalëve, Aisheja mendon për herë të parë se ndoshta Feriti nuk e ka tràdhtuar vite më parë, edhe pse ajo e ka parë duke u takuar fshehurazi me një vajzë me të cilën ai u përqafua. Sakaq, Idrisi merr një telefonatë të rëndësishme, ku avokati e lajmëron se pasuria e Azizit i është rikthyer atij për shkak se Nana nuk është deklaruar për t’a marrë. Idrisi nxiton të dalë që aty për të tërhequr pasurinë por pólicia ia pret rrugën, e arrèston dhe e dërgon në kómisariat, ndërkohë që menjëherë pas largimit të tij, Jamani arrin të lirojë veten e të shpëtojë Nanën nga vdèkja e sigurtë.