AMANETI/ Jamani i shpëton jetën Nanës

Feriti vazhdon kërkimet për Jamanin dhe Nanën, pa hequr dorë për asnjë çast edhe nga çështja e Esrës, pafajësinë e të cilës arrin t’a vërtetojë. Esra e falenderon pafund, Feritin dhe Aishen dhe largohet prej tyre duke qenë përulësisht mirënjohëse. Pas largimit të Esrës, Feriti i rikujton Aishes se çdo gjë në jetë mund t’a ketë një shpjegim tjetër, edhe gjërat që i shikon me sytë e tu dhe i pandeh të jenë ashtu. Për herë të parë, pas atyre fjalëve, Aisheja mendon mundësinë që Feriti të mos e ketë tràdhtuar me të vërtetë por t’a ketë pasur një shpjegim.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën, të dy të lídhur nga duart në dy dhoma të ndryshme, por nga të cilat arrijnë të komunikojnë me njëri tjetrin. Nana ndjen pafund kèqardhje dhe kërkon falje që Jamani është në një situatë të tillë për shkakun e saj, ndërsa Jamani i thotë se pavarësisht çdo gjëje, është i lumtur që ajo ka hyrë në jetët e tyre, veçanërisht në atë të Jusufit. Bisedën e tyre nga dhoma në dhomë, do e ndërpresë ardhja e Idrisit, i cili u premton të dyve vdèkje të sigurta.

Ai përqèsh gjendjen e Jamanit, teksa i kujton familjarët që i ka vràrè, vëllanë dhe gruan, Seherin. Për këtë të fundit, Idrisi thotë se ka ndjerë kèqardhje të madhe kur e ka vràrè, sepse ishte shumë e bukur. Jamani xhíndoset, ulèret dhe tenton të lirojë duart për t’a vràrè Idrisin por nuk ia del dot. Sakaq, Idrisi lë një telefon para Jamanit dhe një tjetër para Nanës, që Jamani t’a shikojë vdèkjen e Nanës, që Idrisi planifikon të jetë e para. Ai e vendos mbi një copë të madhe akulli dhe ia rrèthon qafën me një litar.

Çdo sekondë e më tepër akulli shkrihet dhe rrezìkon që Nana të varet por ngjarja do marrë një rrjedhë tjetër, për shkak të një telefonate. Avokati lajmëron Idrisin se Nana nuk është paraqitur të vazhdojë procedurat për trashëgiminë që i ka lënë Azizi, ndaj rrjedhimisht pasuria i rikthehet Idrisit. Ky i fundit largohet mëse i gëzuar që aty për të marrë pasurinë por rrugën ia pret pòlicia, që e arrèston dhe e dërgon në duart e Feritit, ndërkohë që Jamani arrin të lirojë veten e të shpëtojë edhe Nanën.