Bilura nuk duron dot por takohet me Muzon për t’i rrëfyer atij dyshimet se Hajriu mund të jetë i martuar. Tronditja për të ndodh kur Muzo ia pranon diçka të tillë dhe i tregon për paktin që ka bërë me Hajriun.
Të dy irritohen pafund nga rehatia me të cilën Hajriu ka pranuar se është i martuar por bien dakord se mund t’a dëmtojnë atë më shumë duke mos i treguar Nalanit të vërtetën, që të zhgënjehet më shumë e të heqë dorë nga ai gjithmonë.
Ndonëse jep fjalën, Bilura nuk e fsheh dot mllefin kur e gjen Hajriun në shtëpinë e Nalanit dhe kjo e fundit e vëren. Sakaq, në anën tjetër, Gylxhihana dhe Rafeti mësojnë se çfarë u ka ndodhur djalit të tyre të vogël, Sedatit.
Ato mbërrijnë në spital me shumë nxitim dhe ende më shumë trishtohen kur e dëgjojnë atë duke folur shumë ashpër për veten e tij, sikur nuk ka asnjë vlerë për të jetuar.