Omeri gëzon me gjithë familjen e tij lajmin e madh të fitimit të bursës në shtetin e Amerikës por para se të shkojë, për procedura të posaçme, i duhet të ketë 500 dollarë në bankë, deri javën e ardhshme, gjë që s’beson se do e arrijë.
Për të realizuar ëndrrën e vëllait, Kadiri pranon punën e rrezikshme në kompaninë e ilaçeve. Sakaq, në rrezik tjetër është Akifi, të cilin e kërcënon Kaani në mënyrë të pamëshirshme, derisa e bën të dalë nga shtëpia.
Akifi nis të pijë në një lokal dhe pija e shpie para derës së Suzanës, ku troket, i këndon këngë dashurie dhe mbetet aty, ndaj Suzana detyrohet t’a pranojë brenda, ku e zë gjumi menjëherë. Në të gdhirë, Harika e filmon.
Sapo dalin që aty, ajo e kërcënon Akifin se do ia tregojë Nebahatit, nëse ai nuk bën siç i thotë ajo. I detyruar, Akifi i jep të gjitha paratë që ka kesh dhe në një butik, i blen me kartë çdo gjë që ajo zgjedh.