Melisa e mbron Kaanin edhe para Akifit, ndryshe nga Doruku që nuk e mbron aspak sepse nuk e do. Por sërish, Akifi shprehet se nuk ndjen për të. Gjatë asaj kohe, Kaani po mëson tek Omeri për provimet e ardhshme.
Pa e ditur se çfarë ka brenda, Omeri ia jep USB-në Kaanit. Ky i fundit, shikon rastësisht videon ku Akifi shfaqet duke vrarë babanë e Kadirit. Megjithatë, nuk reagon. Ai nuk e di se në ato momente, Kadiri po keqinformohet.
Shengyli keqkupton një bisedë që dëgjon dhe e merr si të sigurtë se Kaani do i hapë gjyq Akifit për pasuri. Ato fjalë mbërrijnë tek Nebahati e më pas tek Akifi, i cili xhindoset dhe i del para Kaanit në shkollë duke e poshtëruar.
Ai arrin edhe t’a heqë nga shkolla, ndaj Kaani irritohet aq shumë, saqë vendos t’i hakmerret. Ai shkruan një letër anonime që ia dërgon Kadirit dhe ky i fundit, me zemër në dorë lexon dhe mëson se babai tij nuk ka vdekur aksidentalisht por është vrarë qëllimisht.