Narini nuk e pranon dot që shoqja që e konsideron si motër, t’i vdesë me vetëdije, ndaj dhe kontakton çdo doktor që njeh, që të mund të gjejnë ndonjë zgjidhje për atë situatë.
Ndërkohë Rejhani dhe Emiri, shkojnë të takojnë një zonjë që pretendojnë t’i ketë shpëtuar të njëjtës situatë që Rejhani ka. Vetëm kur i dalin asaj përpara, kuptojnë se po flasin me të motrën e asaj që pretendonin sepse ajo ka vdekur.
Lajmi bie si bombë mbi Emirin, më shumë sesa mbi Rejhanin, por ajo ditë nuk do mbyllet me aq. Vetëm pak më vonë, Narini me Kemalin i ftojnë në spital që të takohen me një vajzë që ka të njëjtën sëmundje si Rejhani.
Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjendja i është rënduar shumë. Ndonëse e pranon se e ndjen vdekjen më afër vetes se çdo gjë tjetër, ajo sërish thotë se nuk është penduar që nuk ka hequr dorë nga fëmija saj.