PREMTIMI/Doktori jep lajmin e rëndë për Narinin

Ferideja merr lajmin e tmerrshëm të humbjes së vëllait të saj dhe mes lotësh e pa i treguar njeriu, ajo largohet nga shtëpia. Në varrimin e vëllait, ajo merr sërish të njëjtin propozim për martesë dhe sërish e refuzon.

Ndërkohë që Feridenë po e kërkojnë të gjithë përveç Emirit, ajo strehohet tek kunata, për të cilën nuk e di se ajo po derdh lot krokodili pasi me vëllanë e Feridesë ka qëndruar vetëm që t’u zhvaste njerëzve para me sëmundjen e tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumru, e cila humbet toruan nga xhelozia dhe vesh fustanin e bardhë të nusërisë së Narinit. Sapo e dëgjon këtë të fundit duke iu afruar dhomës, Kumru del me nxitim fshehurazi dhe me atë rrugë, prish fustanin.

Perlat që bien në tokë i ngatërrohen në këmbë Narinit, aq sa ajo bie nga shkallët dhe përfundon pa ndjenja. Kumruja e panikosur e lë Narinin në tokë sepse i duhet të heqë fustanin por për fat vjen Kemali në shtëpi. Ai e dërgon në spital ku dhe mëson se ajo ka pësuar gjakderdhje brenda në kokë.